osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkon të raportoj ngjarjen, kërcënohet me jetë nga “i forti’ i Laçit gazetari i Report Tv, Shefi i Policisë: ”Jam me leje, të fala”

Shkon të raportoj ngjarjen, kërcënohet me jetë nga “i forti’ i Laçit gazetari i Report Tv, Shefi i Policisë: ”Jam me leje, të fala”

Gazetari i Report Tv, Julian Shota, kërcënohet me jetë në krye të detyrës. Gjithçka ndodhi pas shpërthimit të një tritoli në ambientet e një lokali në lagjen nr.4 në Laç. Shota, sëbashku me ekipin e xhirimit të Report Tv, mbërriti në vendin e ngjarjes për raportimin e asaj që kishte ndodhur.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të kësaj të hëne. Tritoli ishte vendosur tek hyrja e lokalit në pronësi të Llesh Burakut, 53 vjeç, banues në Laç. Nga shpërthimi i tritolit nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Duke tentuar të pengojë punën e gazetarëve, fillimisht 53-vjeçari ka filmuar me telefon automjetin e gazetarit të Report Tv, Julian Shota, duke e kërcënuar se nëse transmeton ngjarjen në televizion do ketë punë me të. Sipas Burakut, as policia nuk do ta bënte publike ngjarjen.

Si të mos mjaftonte kjo, Llesh Buraku ka nxjerrë edhe një armë zjarri tip pistoletë, të cilën ia ka drejtuar gazetarit të Report Tv, Julian Shota, duke e kërcënuar me jetë.

Në atë moment kanë ndërhyrë disa të afërm të 53-vjeçarit, duke i bllokuar krahun për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës. Nën kërcënimin e armës, Buraku ka kërkuar që t’i dorëzojnë edhe telefonat.

Shefi i policisë-gazetarit: Jam me leje, të fala!

Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë efektiv policie, ndërsa shefi i komisariatit të Laçit, Erdit Rreçeku, i kontaktuar nga gazetarët për ngjarjen e rëndë, është përgjigjur se ndodhet me pushime. “Jam me leje. Të fala”, ka qenë përgjigjia e kreut të policisë së Kurbinit.

Llesh Buraku personazh i njohur për policinë

Llesh Buraku është një personazh i njohur për policinë. Tre vite më parë ai u arrestua pasi dhunoi një inspektor të Inspektoratit të Shëndetit Publik, gjatë inspektimit në lokalin e tij.

Për dhunën e ushtruar nga një punonjësi të shtetit që po ushtronte detyrën, Buraku u “dënua” nga Gjykata vetëm me një gjobë prej 150 000 lekë të reja.

Policia e Kurbinit ende nuk ka reaguar për ngjarjen e rëndë, e cila vjen vetëm pak ditë pas sulmit me armë zjarri ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, në të cilën ndodheshin edhe dy vajzat e saj të mitura.