Ilir Meta ka mbi tre muaj që i është dorëzuar jetës së qejfit, duke lëvizur në çdo skaj të Shqipërisë me një çantë shpine, me rroba sportive dhe një shkop në dorë.
E shoqërojnë pjesa më e madhe e këshilltarëve dhe e njerëzve që i rrinë para e mbrapa në këtë udhëtim “epik” të tij, sidomos në majat më të larta të Alpeve të vendit.
Si gjithnjë në tërë këto lëvizje nga Shkodra, Bogë, Plavë, Guci, Tropojë e Bjeshkët e Namuna, Rugovë dhe Jezercë, ka qënë nën shoqërinë e njerëzve që e kanë filmuar dhe menjëherë i kanë hedhur fotot e videot në adresën e tij në rrjetin social, për t’i shumëfishuar më pas.
Madje gjen luksin të bëjë dhe takime me turistë të huaj dhe të bëjë sikur do të promovojë turizmin, duke hedhur hije dyshimi se Meta po promovon bizneset e tij të transferuara ndoshta në veri të vendit.
Një relaks i fortë ky nga ana e Presidentit të Republikës, i cili ndonëse me pushime, ato nuk mund të fillojnë në maj dhe të përfundojnë në fund të shtatorit, pasi ka dhe rregulla shteti shqiptar, ndërkohë që në zyrë e presin punë të shumta.
Punët e Presidentit nuk janë të kufizuara në takimet në versionin “turist” që ka shfaqur këtë pranverë dhe verë Ilir Meta, por tek kreu i shtetit kryqëzohen të gjitha punët, nga informacionet që dorëzon ditë pas dite drejtiesi i SHISH kundër terrorizmit e deri tek dekretet e ligjet.
Por dhe informacionet që dorëzon ministria e Jashtme për punën e negociatorëve dhe ekspertëve të marrëveshjes me Greqinë.
Me sa duket Ilir Meta i ka lënë të gjitha në dorën e këshilltarit të tij, Arben Cici. I cili, sikurse kemi shkruajtur dhe më parë, është një spiun funksional i shërbimit sekret të Rusisë në Shqipëri.
Dhe mësohet se vula për dekretet, shtetësitë por dhe për kthimin e përgjigjeve për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë janë lënë në dorë të këtij spiuni rus.
Ndërsa Ilir Meta u është dorëzuar qejfeve me miqtë e tij dhe praktikisht vendi është pa President.