Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është lumturisht e dashuruar me partnerin e saj, portierin e Kombëtares shqiptare Alban Hoxha. Nëse në nisje të lidhjes, u përpoqën ta mbanin të fshehtë marrëdhënien e tyre, tanimë ata nuk stepen të publikojnë imazhe së bashku në rrjetet sociale. Në një rrëfim për “Revistën Who”, këngëtarja flet për dasmën e saj ideale, çka ngre dyshimet nëse çifti do t’i drejtohet së shpejti altarit.
“Ëndërroj çdo ditë për një dasmë buzë detit, diku larg ku të jem vetëm unë, ai dhe njerëzit tanë të dashur.” – tregon ajo.
Ndër të tjera, këngëtarja e hitit “Hajmali” zbulon se ajo është romantikja në lidhjen e tyre…
“Jam shumë romantike, pëlqej shumë të ndez qirinj në të gjithë shtëpinë, të shtroj tryeza për dy, por jam edhe pak posesive në marrëdhënie.” – përfundon Çiljeta Xhilaga.