Nga Guxim Alimani
Sa herë në histori që paria e Shqipërisë i ka futurt duart në Kosovë ka shkaktuar dhimbje dhe tragjedi. Në vitin 1944 Konferenca e Bujanit rezultoi të ishte mashtrim, së pari nga Enver Hoxha. Edhe mashtrimi fatal i Divizionit të parë partizan të udhëhequr nga Ramiz Alia në Kosovë çoi në pushkatimin e mijëra nacionalisteve shqiptarë të Kosovës të cilët në pabesi u hodhën për së gjalli në bunarët e Cerna Gores pa folur pastaj për vitet e mjaltit Enver -Tito që pollën genocidin e Rankoviçit.
Por fatkeqësisht në kontekst tjetër e njëjta histori po përsëritet. Agallarët politikë të Tiranës të ndodhur në vështirësi të fshehjes së baterdisë e pasurisë para ligjit i janë turruar çështjes kombëtare dhe po targetojnë Hashim Thaçin.
Puna ka arritur deri në atë shkalle “patriotizmi”, saqë dhe Petrit Vasili dhe Monika nga vendi i orgjisë i LRI-së në plazhet nudo e me shkumë turfullojnë kundër presidentit të Kosovës! Ky jo vetëm që nuk është qëndrim etik politik, por jargitje mjerane që turbullon mjeranët dhe entuziasmon rezidentët shekullorë të OZNA-s ne Kosovë.
Hashim Thaçi nuk është filozof e ideolog i sponsorizuar kafenesh, por është diçka tjetër për të cilën ka luftuar dhe është dëshmuar. Ai është mishërimi i aspiratës së Kosovës i luftës dhe shtetndërtimit të saj. Ai është partneri më i besueshem dhe për shumë kohë i pazëvëndësueshem i SHBA në Kosovë.
Mbi gjithçka ai është prej 2 dekadash njeriu i votuar për t’i prirë Kosovës.Vetëm plehrat e mediokrit apo provokatorët kudo janë shqiptojnë epitete tradhëtie ndaj tij.
Edhe politikisht z.Thaci është shumë përpara “baballarëve” që shesin principe dhe me paternalizmin e tyre po dëmtojne Kosovën.Tentativa për t’u faktorizuar, duke futur duart në Kosove është e kotë. Kosova ka zot. E mbi te gjitha ka miq. Ka protektorin më të fuqishem në glob. Po e mbyll këtë konsideratë me një perifraze të një gjenerali të USA Air Force i cili përmban dhe filizofinë e Hashim Thaçit: “Dy gjëra dallohen mbi tokë nga planeti Hënë-Muri i madh kinez dhe-Baza ushtarake amerikane e Bon Stillit në Kosovë.”