Ka reaguar edhe drejtori i komunikimit të qeverisë Rama, Endri Fuga, pas akuzave që hodhi Basha mbi Ramën, qeverinë e policinë sa i përket sulmit ndaj gazetares së kronikës Klodiana Lala.
Pasi vetë Lala kishte dalë e kishte falenderuar qeverinë, policinë e ministrin e brendshëm për gatishmërinë, Basha doli dhe sulmoi pikërisht këta si shkaktarë të ngjarjes.
Pikërisht për këtë paradoks ka reaguar edhe Fuga, i cili teksa shpreh gjithë solidaritetin me Lalën dhe thekson se Lulzim Basha është në çdo rast humbje kohe, shkruan në twitter:
“Klodiana Lala falenderon qeverine, policine dhe Ministrin e Brendshem per gatishmerine, Basha akuzon Ramen. Me nje fjale avazi vazhdon! Solidaritet i plote me Klodin dhe e gjithe vemendja tek zbardhja e ngjarjes, se Lulezim Basha eshte humbje kohe.”