Monika Kryemadhi, nëse nuk e kupton se çfarë krimi, ishte betimi dhe marshi që u diktoi të rinjve e fëmijëve, le të pyes Baba Mondin, ish-ushtrak, mikun dhe ortak në gurore të Ilir Metës, ose parardhësin e tij, “Shefin e shtabit të forcave të armatosur të PD, kapiten Bujar Nishanin
Në kampingun partiak të LSI, kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi, bashkjetuese me Presidentin e Republikës Ilir Meta, ka bërë pjesë të kësaj veprimtarie politike partiake edhe fëmijë e adoleshentë dhe prej 6 ditësh trajnim ushtarak, me ushqim e strehim si në qendrat stërvitore të “ISIS” me ushtar fëmijë.
Pasi i ka joshur me benefite pushteti të ardhshëm e të afërt, kryetarja e LSI I ka reshtuar si formacion luftarak, për të manifestuar “Marshin revolucionar të LSI”, me thirrje drejtuar fëmijëve, të rinjve e gjithë popullit, për rrëzim të pushtetit me dhunë!
KQZ, nisur prej këtij akti-anti-kushtetues, që e ndalon dhe e ndëshkon Ligji Nr.8580, datë 17.2.2000 “Për Partitë Politike në Shqipëri”, ky institucion, ka detyrimin që brenda 24 orëve nga marrja dijeni, t’i drejtohet me shkresë zyrtare “për informim”, këtyre 9 institucioneve të larta të shtetit:
- Komandantit të Forcave të Armatosura në kohë paqeje, që është Presidenti Republikës
- Presidentit të Republikës, si kreu i shtetit
- Kryeministrit
- Kryetarit të Kuvendit
- Kryetarit të Komisionit Palamentar të Sigurisë Kombëtare
- Ministrit të Mbrojtjes
- Ministrit të Brendshëm
- Kryetarit të SHISH
Monika Kryemadhi e tërbuar për pushtet-pasuri, nëse nuk e kupton, se çfarë krimi është rekrutimi, organizimi, nxitja e fëmijëve në grupime e marshe dhune, le të pyes ish-ushtarakun Baba Mondi, mikun dhe ortakun e Ilir Metës në gurore (me administrator Zalo Qaton), ose le të kuonsultohet me paraardhësin e Ilir Metës, “Shefin e shtabit të forcave të armatosura” të PD, kapiten Bujar Nishanin.
Ja çfarë përcakton Ligji Nr.8580, datë 17.02.2000 “Për partitë Politike”
NENI nr. 6
- Partive politike, u ndalohet të krijojnë organizata me karakter ushtrak, ose para-ushtarak
NENI nr. 7
- Ndalohet regjistrimi dhe lejimi, i veprimtarisë së një partie, në rastet:
- Kur në dokumentet e themelimit të saj shprehet qëllimi për përdorimin e dhunës për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore.
- Kur në dokumentet e themelimit të saj, shprehet nxitja dhe përkrahja e urrejtjes racore fetare, krahinore, etnike, shoqërore
- Kur partia, mbështetet në metoda totalitariste, si dhe ka karakter të fshehtë.