osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kasaphana e Tropojës me 200 djem të vrarë! Kjo është e vetmja mënyrë për të mbyllur “llogaritë e gjakut”

Kasaphana e Tropojës me 200 djem të vrarë! Kjo është e vetmja mënyrë për të mbyllur “llogaritë e gjakut”

Ajo që ka ndodhur në Tropojë me gjakderdhjen brenda fiseve, me bazë politikën nuk ka ndodhur në asnjë qytet e zonë të Shqipërisë në 70 vitet e fundit. Ndërsa në Tropojë janë vrarë 200 djem, familja që e ka paguar më shtrenjtë politikën përçarëse e gjakësore është familja “Haklaj” e cila vazhdon t’i mbajë të hapura “llogaritë e gjakut” me familjen “Berisha”.

Sipas jurstit Romeo Kara që të vendoset drejtësi mbi këto krime Gjykata e Apelit, duhet t’ia kthejë dosjen Gjykatës së Shkallës seëParë për plotësim, ndërsa Gjykata e Shkallës se Parë duhet t’ia kthejë dosjen prokurorisë për plotësim hetimi.

Ai thotë se vetëm pasi të bëhet një hetim i plotë, do të dalë edhe motivi i “kasaphanës Tropoja”.

“Përtej çdo interesi apo presioni, gjykatat shqiptare, duhet të përgatiten për gjykimin e asaj që duhet të quhet “çështja Tropoja”, pasi një numër i paimagjinueshëm tropojanësh, u vranë në harkun kohor të pak viteve.

Krahas tyre u vranë edhe disa persona të tjerë, jo tropojanë.

Gjykata e Apelit, duhet t’ia kthejë dosjen Gjykatës së Shkallës se Parë për plotësim, ndërsa Gjykata e Shkallës se Parë duhet t’ia kthejë dosjen prokurorisë për plotësim hetimi.

Çdo skenar tjetër, nuk i shërben drejtësisë.

Pasi të bëhet një hetim i plotë, vetëm atëhere dosja mund të çohet në gjykatë, prej nga ku do të dali motivi i kasaphanës Tropoja, frymëzuesi dhe nxitësit, suportuesit e vrasjeve, urdhëruesit dhe ekzekutuesit për cdo vrasje dhe jo vetem për të ndjerin Hajdari.

Në këtë kuadër, prokuroria dhe gjykata do të zbardhin të plotë edhe vrasjen e Azem Hajdarit, si dhe intrigat që bënë të mundur këtë vrasje”, shkruan Kara.

 

“Kalendari” i vrasjeve në Tropojë

 

Data 16 qershor 1997

Vritet në dalje të urës së Milotit, Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit, autorët e këtij krimi janë të pazbuluar

 

Data 5 janar 1998

Vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj dhe Artur Demiri, kunati i Fatmir Haklajt

 

Data 5 janar 1998

Vriten në afërsi të fshatit Cërnicë Avdyl Matoshi, Gjon Kolbuçaj dhe Naim Dizdari. Autorët e këtij krimi janë të panjohur

 

Data 9 janar 1998

Vritet brenda qelive të komisariatit të Bajram Currit oficeri i policisë së kufirit, Shaqir Hoxha. Askush s’është dënuar për këtë ngjarje

 

Data 13 janar 1998

Persona të armatosur grabisin 480 milionë lekë në bankën e Tropojës dhe marrin peng policin e shërbimit, autorët të panjohur

 

Data 12 shtator 1998

Vritet në Tiranë deputeti i PD-së Azem Hajdari dhe Besim Çera. Vrasësit direkt të tyre kanë qenë Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi

 

Data 29 tetor 1998

Grabitet serish banka e kursimeve të Bajram Currit, grabitësit që dyshohen të kenë qenë me uniforma policie morën 620 milionë lekë

 

Data 4 gusht 1999

Vriten në afërsi të fshatit Cernicë, me mina të telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kërnaja, plagosen rëndë Fatmir Haklaj e Fatmir Daka

 

Data 4 gusht 1999

Vriten në qendër të qytetit të Bajram Currit, Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti, autorët e këtij krimi nuk janë zbuluar ende nga shteti

 

Data 13 tetor 1999

Vritet koloneli Jonuz Hyka së bashku me dajën e tij Musli Gjoçaj në lagjen Partizani të Bajram Currit. Vrasësit janë të pazbuluar

 

Data 4 nëntor 1999

Vritet në një pritë në fshatin Bujan, 50 metra larg banesës së Jaho Salihit, Fatmir Haklaj dhe Sami Kërnaja, plagoset Jaho Salihi

 

Data 13 shtator 2000

Sulmohen me armë snajper nga një komando, në fshatin Kërnajë, Haklajt. Autorët tentojnë të vrasin Hamdi Haklaj dhe Ylli Haklaj, por dështojnë

 

Data 3 dhjetor 2000

Vritet më armë snajper nga një komando me njerëz të armatosur, vetëm Ylli Haklaj dhe plagoset Bilbil Selivrada. Vrasësit mbetën të panjohur

 

Data 28 mars 2001

Sulmohen me armë zjarri nga një komando me njerëz të armatosur Haklajt. Shkëmbehet zjarr për më shumë se 30 minuta, s’kishte viktima

 

Data 31 tetor 2001

Hidhet në erë pallati ku banonte deputeti Azgan Haklaj, vritet Shote Haklaj dhe plagosen tre persona të tjerë, autorët mbetën të pazbuluar

 

Data 2 prill 2002

Vriten në lokalin “Ervin” në qytetin e Bajram Currit, Rasim Lumneshi dhe Ilir Gosturani. Vrasësja këtë herë është Zylfie Haklaj, vajza e familjes

 

Data 8 maj 2002

Vriten pas një atentati pranë spitalit të qytetit Elez Haklaj, 70 vjeç dhe djali i tij Çelë Haklaj, 43 vjeç. Autorët largohen dhe djegin makinën.