Pa koment, për hajdutin e ilaçeve dhe shitësin e vaksinave të skaduara për gripe false
Gjithë personat që janë pa kontratë sigurimesh shoqërore e shëndetësore, detyrohen të paguajnë çdo shërbim mjekësor, që nga marrja e dokumenteve zyrtare, për vizitat e ekzaminimet dhe deri tek ndërhyrjet (operacionet) kirurgjikale.
Kështu detyron, Urdhri Nr. 526, datë 12.10.2009, nr.3715 Prot., (ende në fuqi prej 9 vitesh) ideuar, lëshuar e futur në zbatim me dhunë administrative, nga ish-Ministri i Shëndetësisë i pusht(etit) Berisha Meta 2009-2013, duke vendosur saksionin “largim nga “puna”, për punonjësit e shëndetësisë, që pranon në vizita pa pagesë, persona të pa siguruar.
Sipas Urdhrit “Vasili”, të gjithë personat që janë të pa siguruar, detyrohen të paguajnë çdo shërbim dhe trajtim mjekësor në shëndetësinë shtetërore, duke përfshirë dhe pagesat për çdo ndërhyrje kirugjikale jetike, çmimet e të cilave po i publikojmë.
“Pazari” në spitalet shtetërore, për 15 ndërhyrje kiurgjikale
Otoplastika: 22 mijë e 800 lekë të reja
Lipoaspiracioni: 45 mijë e 400 lekë të reja
Abdominoplastika: 45 mijë e 400 lekë të reja
Liftingu: 45 mijë e 400 lekë të reja
Rinoplastikë: 24 mijë e 200 lekë të reja
Shintigrafia kockore trefazore: 13 mijë e 770 lekë të reja
Shintigrafiakockore (ëhole body): 14 mijë e 652 lekë të reja
Shintigrafia e Tiroides: 1638 lekë të reja
Shintigrafia renale statike: 5798 lekë të reja
Shintigrafia dinamike: 6021 lekë të reja
Shintigrafia renale dinamike: 6050 lekë të reja
Lasiksi: 6050 lekë të reja
Itoshintigrafia indirekte: 6050 lekë të reja
Prova e caproprilit: 6050 lekë të reja
Citoshintigrafia direkte: 4131 lekë të reja