osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prokuroria nuk ka marrë në pyetje Izet Haxhinë: Për fatin e tij vendos vetëm Apeli!

Prokuroria nuk ka marrë në pyetje Izet Haxhinë: Për fatin e tij vendos vetëm Apeli!

Çështja e Izet Haxhisë ka krijuar një konfuzion të madh. Njerëzit nuk janë të qartë çfarë ka ndodhur pas ekstradimit të Izet Haxhisë, çfarë gjyqi është bërë dhe çfarë gjyqesh priten të bëhen. Disa masmedia të shkruara dhe elektronike, nga që nuk i referohen ligjit, ngatërrojnë konceptet juridike të pasqyruara në Kodin e Procedurës Penale dhe bëjnë padrejtësisht të habiturën se përse organi i akuzës, Prokuroria, nuk po merr në pyetje Izet Haxhinë si dhe personat tjerë që kanë dijeni dhe lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, duke filluar nga Sali Berisha, e mjaftë të tjerë me radhë. Mirëpo e kanë gabim. Izet Haxhia është gjykuar dhe dënuar me burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. Hetimet dhe gjykimi kundër tij janë bërë në mungesë. Ai nuk ka pasur dijeni për hetimet dhe gjykimet që zhvilloheshin kundër tij. Ai nuk i kishte dhënë akt përfaqësimi ndonjë avokati me qëllim që të mbronte pozitën e tij në hetim dhe gjykim. Për shkak të padijenisë së hetimit dhe të gjykimit kundër tij, Izet Haxhia edhe vendimin që dha kundër tij Gjykata e Shkallës së parë Tiranë, nuk e ka apeluar. Në të tilla rrethana, pas ekstradimit nga Turqia, përmes avokatit të tij, Izet Haxhia i kërkoi Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë që të rivendoste në afat të drejtën për të ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Apelit Tiranë. Afati i ankimit kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë është 15 ditë nga e nesërmja e shpalljes së tij. Por për një të pandehur që nuk është i pranishëm në gjykim, siç është Izet Haxhia, ky afat fillon ditën kur të pandehurit i komunikohet vendimi. Vendimi i dënimit Izet Haxhisë ju komunikua pikërisht ditën që u ekstradua nga Turqia. Brenda afatit ligjor ai, përmes avokatit të tij i kërkoi Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë rivendosjen në afat të Apelit, me qëllim që të kundërshtonte këtë vendim në shkallë të dytë. Gjykata e Shkallës së parë Tiranë e konsideroi të ligjshme këtë kërkesë dhe e rivendosi në afat apelin e Izet Haxhisë.

Në apelin që i ka paraqitur Gjykatës së Shkallës së Dytë Izet Haxhia ka kërkuar riçeljen e hetimit gjyqësor, duke paraqitur një numër të konsiderueshëm provash, të cilat sipas tij hedhin dritë mbi të vërtetën e vrasjes së Azem Hajdarit, kush janë vrasësit e vërtetë të tij, kush janë bashkëpunëtorët në këtë vrasje, cili ishte roli i Sali Berishës në këtë ngjarje të rëndë kriminale etj etj. Tashmë ky ankim dhe dosja përkatëse ndodhen për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë. Kjo Gjykatë ende nuk e ka shqyrtuar kërkesën ankimore të Izet Haxhisë. Tashmë, gjithçka që Izet Haxhia ka për të nxjerrë të vërtetën e ngjarjes, për rolin e tij apo të tjerëve në këtë vrasje të rëndë, duhet t’i paraqes vetëm në Gjykatën e Apelit Tiranë. Pikërisht kjo Gjykatë, pasi të shqyrtojë çështjen në shkallë të dytë, do të jap vendimin e formës së prerë, i cili mund të jetë lënia në fuqi e vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, ndryshimi i tij, prishja e tij dhe kthimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën e shkallës së parë. Vetëm sa parashtruam më sipër pritet të ndodh me këtë proçes të bujshëm…