osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja si do shkohet tek arrestimi i deputetëve, ministrave e ish ministrave, sipas marrëveshja me BE

Ja si do shkohet tek arrestimi i deputetëve, ministrave e ish ministrave, sipas marrëveshja me BE

Shqipëria duket se do të shkojë drejt shembullit kroat sa i takon goditjes ndaj korrupsionit në nivele të larta. Në qershor Brukseli kërkoi që të nisin arrestimet “VIP”, ndërkohë që tani vetë Bashkimi Europian është në lëvizje për të futur në shina drejtësinë shqiptare. Pak kohë më parë gazeta e bëri të ditur se qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Eurojust, (Agjencia e BE për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë), ndërsa tani zbardhen detajet e këtij pakti. Më 30 gusht marrëveshja do të shqyrtohet nga Komiteti për Shoqërinë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Parlamentin Europian dhe më pas në Tiranë do nisë reprezalja në drejtësi e politikë. Eurojust është ekuivalente e EUROPOL dhe INTERPOL, por fokusi i saj është duke ofruar asistencë në luftën ndaj krimit, sidomos kur kemi të bëjmë me krim ndërkombëtar. Në fokus të saj janë kryesisht: Terrorizmi; Korrupsioni; Trafikimi i drogës; Krimi i organizuar; Vrasjet; Pastrimi i parave; Vjedhja e automjeteve; Trafikimi i qenieve njerëzore apo trafiku i emigrantëve. Marrëveshja e arritur mes palëve përbëhet nga 26 nene dhe qëllimi i këtij pakti do të jetë përshpejtimi i procedurave hetimore nga drejtësia shqiptare, sidomos për luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit. Ajo që duhet theksuar është se vendi ynë duket se po ndjek shembullin kroat, pasi edhe atje përpara se të niste lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta, u arrit një pakt me Eurojust dhe shumë agjenci të tjera. Këto agjenci ndihmuan në zbulimin e parave të korrupsionit të fshehura jashtë vendit. Duket se kështu do të ndodhë dhe në vendin tonë. Në marrëveshje është përcaktuar qartë se Eurojust dhe Shqipëria do shkëmbejnë informacione për çdo rast. Kjo do të thotë se kjo organizatë shumë shpejt do sjellë në Tiranë të dhënë mbi çdo transaksion të kryer nga organizata kriminale dhe pushtetarët shqiptarë.

Detajet e marrëveshjes

Pakti i arritur me Eurojust thekson se autoriteti përgjegjës që do koordinojë punën do të jetë Prokurori i Përgjithshëm. Në nenin 5 thuhet se Shqipëria do emërojë një prokuror ndërlidhës, i cili do mund të qëndrojë në selinë e Eurojust në Holandë. Ajo që e tregon më së miri se ndërkombëtarët do nxjerrin të dhënat për pushtetarët shqiptarë është përcaktimi se prokurori ndërlidhës do ketë akses në të dhënat ndërkombëtare për emra të caktuar nga Shqipëria. “Prokurori ndërlidhës do të ketë akses në informacionet e regjistrave kriminale kombëtare apo arkiva të tjera siç parashikohet për prokurorë ose persona me kompetencë të ngjashme. Ai mund të kontaktojë autoritetet shqiptare drejtpërdrejt. Eurojust do të sigurojë ambiente të mjaftueshme për Prokurorin Ndërlidhës, në të cilat gjithashtu mund të vendoset gjithashtu një Gjykatës Ndërlidhës, sipas shpenzimeve për të cilat do të bihet dakord me Republikën e Shqipërisë. Dokumentet e punës së prokurorit ndërlidhës do të konsiderohen të paprekshme nga Eurojust”, thuhet në dokument. Nga ana tjetër dhe Eurojust do sjellë ekspert e saj në vendin tonë. Një gjykatë si saj do vijë në vendin tonë dhe do ndihmojë në përshpejtimin e hetimeve për çështje të ndryshme. “Prokurori ndërlidhës, asistenti i tij dhe përfaqësues të autoriteteve të qeverisë së Shqipërisë, duke përfshirë dhe pikat e kontaktit, mund të marrin pjesë në takimet strategjike e operacionale, me ftesë të presidentit të Eurojust apo me aprovimin e Anëtarëve Kombëtarë. Këta të fundit, zëvendësit dhe asistentët e tyre mund të marrin pjesë në takimet e organizuara nga Prokurori Ndërlidhës apo autoritete të tjera kompetente, duke përfshirë dhe pikat e kontaktit me Eurojust”, thuhet aty.

Rruga e arrestimeve VIP

BE kërkon me ngulm arrestime në nivele të larta. Por marrëveshja me Eurojust tregon se po ecet me ritme të larta. Projekti por një pakt të tillë ishte hartuar që 3 vite më parë dhe nuk është çudi që u finalizua tani. Europian janë duke përgatitur terrenin që të ndëshkohen të gjithë ata që janë përfshirë në afera korrupsioni. Sinjalet janë se BE do japë të dhënat që disponon për të gjitha grupet kriminale dhe të korruptuarit në vend. Por një ndër fushat ku Eurojust është mjaft e zonja, është ajo e pastrimit të parave. Përfaqësuesit e saj do japin informacione për çdo gjë dhe po ashtu do asistojnë prokurorinë shqiptare. BE kërkon me ngulm ngritjen e SPAK, por teksa politika po e zvarrit, duket se do hyjnë në lojë Prokuroria e Përgjithshme dhe institucione të tjera./Kliti TOPALLI