Ditën e sotme kamerat e një ndërtese në Prishtinë kanë filmuar vjedhjen e një makinë, e cila ishte e gazetares së Radio Televizionit të Kosovës, raportojnë mediat kosovare.
Dy hajdutët pasi i janë afruar makinës së gazetares kanë pritur për disa çaste momentin ideal. Njëri prej tyre më pas ka zbritur nga vetura me të cilën po udhëtonin dhe ka thyer xhamin e makinës së vënë në shënjestër.
Nga aty ka marrë çantën dhe me shpejtësi janë larguar. Një vjedhje e denjë për filma, në mes të ditës në kryeqytetin e Kosovës./BW