Një aksident tragjik u mori jetën dy të rinjve nga Roskoveci, kushërinj të parë mes tyre.
Këta që shihni në foto janë Amarlido Dogani 24-vjeç dhe Festim Dogani 29-vjeç.
Ata ishin së bashku me disa kushërinj të tjerë teksa u përplasën për vdekje nga një automjet tip “Wolksvagen”, i drejtuar nga Amarildo Çalamani, i cili përfundoi në pranga.
I plagosur në këtë ngjarje mbeti edhe Martin Dogani 22-vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në një prononcim për mediat, ai tha se para aksidentit, dëgjuan një zhurmë të madhe frenimi, më pas u përplasën.
I riu ka deklaruar se në momentin kur u goditën, ata ndodheshin në trotuar.