Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd pasditen e kësaj të hëne.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, të paktën 12 persona kanë mbetur të plagosur rëndë në aksidentin ku është përfshirë një furgon dhe një mjet i tonazhit të rëndë.
Kamioni transportonte patatina të markës “Replay”.
Një bashkëpunëtor i Noa.al ka siguruar edhe fotot nga vendngjarja ku duket skena e tmerrshme e aksidentit.
Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është vonesa e ambulancave.
Sipas dëshmive të dhëna për Noa.al nga vendngjarja, u deshën më shumë se 30 minuta që të mbërrinte ambulanca e parë, e cila mund të marrë vetëm dy të plagosur.
Gjendja e disa prej të plagosurve raportohet se është përkeqësuar.
Lidhur me këtë aksident nuk ka ende një reagim nga ana e policisë.