Një shtetas shqiptar 58-vjeçar ka ndërruar jetë në Itali në rrethana ende të pasqaruara.
Viktima ishte një shofer kamioni dhe u gjet në gjendje të rëndë brenda një magazine në Pontedera.
Ai u transportua me një ambulancë por ndërroi jetë para se të mbërrinte në spital.
Paraprakisht autoritetet italiane dyshojnë se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.
Në trupin e viktimës, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, shqiptari dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një atakut kardiak.
Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.