Hacker-ët vjedhin të dhënat e mijëra klientëve të kompanisë T-Mobile (Telekom Albania). Kompania deklaron se asnjë informacion financiar nuk është kompromentuar.
T-Mobile ka rënë pre e një tjetër sulmi kibernetik. Në një deklaratë të lëshuar gjatë kësaj jave, kompania ka treguar se si një hyrje e pa autorizuar në rrjetin e tyre i ka dhënë hacker-ave akses tek të dhënat e klientëve, duke përfshirë këtu kodet postare, numrat e telefonit, adresat e e-mail-eve dhe numrat e llogarive.
Sipas T-Mobile, ndërhyrja është ndaluar menjëherë dhe asnjë e dhënë financiare, numër i sigurimeve shoqërore apo fjalëkalim nuk është kompromentuar.
Rreth 3% e 77 milion klientëve të T-Mobile, pra rreth 2.5 milionë individë, janë prekur nga incidenti të cilin vetë kompania nuk ka arritur dot ta shpjegojë përtej supozimit që aktiviteti ka qenë “ndërkombëtar”.
Kjo nuk është hera e parë që siguria kibernetike është në vëmendje të publikut. Në maj të vitit të shkuar kërkimet zbuluan një “çimkë” në faqen e internetit të kompanisë T-Mobile e cila lejonte akses tek informacionet personale të të regjistruarve.
Zëdhënësi i kompanisë njoftoi që çdo klient i prekur nga ky sulm do të njoftohet shumë shpejt./Engadget