osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çfarë e impresionoi Hahn-in në Shqipëri dhe përse nuk morën pjesë tre kryeministra?!

Çfarë e impresionoi Hahn-in në Shqipëri dhe përse nuk morën pjesë tre kryeministra?!

Takimi informal i kryeminsitrave të Ballkanit Perëndimor që po mbahet ditën e sotme në Durrës ka përfunduar me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në takim morën pjesë vetëm 3 nga 6 kryeministrat e rajonit që ishin ftuar, pasi shefja e ekzekutivit të Serbisë Ana Brnabiç nuk mundi të merrte pjesë dhe kërkoi ndjesë  kurse kryeministri i Bullgaris nuk mori pjesë në takim  pasi vendi i tij ishte në ditë zie pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dhjetëra qytetarë, ndërsa ai i Maqedonise nuk mundi të udhëtonte për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Të pranishëm ishin Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Hahn dhe ambasadorja e BE në Tiranë, Vlahutin. Gjithashtu edhe ambasadorja greke, përfaqësuesja e Bankës Botërore dhe asaj Europiane ishin të pranishme në samit.Fillimisht fjalën e mori Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn. Ai përgëzoi vendet e Ballkanit për punën e bërë deri më tani, ku ndër të tjera tha se rajoni ka potencial të pashfrytëzuar. Më pas ai theksoi se nga Shqipëria ka mbetur i impresionuar për faktin se media dominohet nga zonjat.

“Jam i impresionuar nga fakti që në Shqipëri, bota e mediave dominohet nga zonjat. Mendoj që miratimi përfundimtar nga viti që vjen të mund të bëhet realitet. Kemi dhënë një dritë jeshile përsa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe shpresojmë ta realizojmë sa më shpejt.

Ajo që kemi realizuar deri tani është mbresëlënëse. Pas shumë shumë vitesh tregtia ndërmjet rajonit është rritur shumë, me 18%. Numri i vendeve të punës është krijuar si pasojë e rritjes ekonomike të vendeve të rajonit. Kjo tregon potencialin e rajonit që pret të shfrytëzohet. Mund të ekzistojë mundësia që dy vendet e mbetura për marrëveshjen e romingut, të bëhet që është hap i rëndësishëm. Rajoni ka potencial të pashfrytëzuar,” tha Hahn.