Tirana është e gatshme të strehojë një grup emigrantësh që janë të bllokuar në portin e Katanias. Lajmin e bën të ditur ministry i Jashtëm italian, Milanesi.
“Shqipëria, vendi i parë që na ofron ndihmë. Nga një vend që është jashtë Bashkimit Europian. E falenderojmë Shqipërinë për ndihmesën,” tha Milanesi.
Dorën Italisë ia zgjati dhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati pak më herë përmes një statusi.
“Ne nuk mund ta zëvendësojmë Evropën, por ne jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit ku dikur ne po vuanin ditë e natë në det, duke pritur që Evropa të zgjohet! Dje, Italia na shpëtoi, sot ne jemi gati për t’i dhënë një dorë,” shkruajti Bushati.
Ndërkohë ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini i ka hapur sfidë Bashkimit Europain dhe mbi të gjitha magjistratëve që hetojnë rastin: “Po harxhojnë paratë publike”.
Salvini ia hedh fajin magjistratëve të Agrigentos që po hetojnë rastin “Dicioti”, me anijen ende të mbërthyer në portin e Katanias.
“Më vjen keq që ka gjyqtarë që kanë kohë e para publike për të humbur,” tha ai.