osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vendoset data e “korrigjimit të kufijve”

Vendoset data e “korrigjimit të kufijve”

Zyra e shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njoftoi datën e takimit të radhës mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të ndërmjetësuar nga ajo vetë.

Përballja që vjen në vazhdën e diskutimeve të zjarrta mbi mundësinë e ndarjes së Kosovës, shkëmbimit të territoreve apo të ashtëquajturit “korrigjim i kufijve”, do të mbahet në 7 shtator. Takimi pritet të shënojë një hap të ri përpara drejt kërkimit të marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Vuçiç tashmë e ka shpallur hapur synimin për ndarjen ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Beogradit që të ketë një ndarje tokësore të saj. Prishtina e hedh poshtë me forcë një ide të tillë, ndërsa është përfshirë në debatet e nxitura nga ideja e Presidentit të saj Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufirit”, që, sipas tij, nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Vetëm një ditë më parë, këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tregoi publikisht se cili është qëndrimi i Uashingtonit në këtë çështje delikate: nëse palët merren vesh, ne nuk do të qëndrojmë në rrugën e tyre, tha ai, ndërsa shprehu bindjen se këtë nuk do ta kundërshtonte as Bashkimi Europian.

Ndryshimit të kufijve i është kundërvënë sakaq hapur kancelarja gjermane Angela Merkel dhe një qëndrim të ngjashëm ka shprehur edhe Britania e Madhe.