osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhen detajet e mbledhjes së qeverisë në Vlorë, Rama i pakënaqur me punësimet, ministrat do japin llogari përgjatë 3 ditëve

Zbardhen detajet e mbledhjes së qeverisë në Vlorë, Rama i pakënaqur me punësimet, ministrat do japin llogari përgjatë 3 ditëve

Llogaridhënia e ministrave ka qenë kryefjala e mbledhjes së djeshme të kryeministrit Edi Rama me kabinetin e tij qeveritar. Ata u mblodhën rreth orës 10:00 në vilën qeveritare në Vlorë në një takim informal dhe pa praninë e medieve, por gazeta “SOT” ka arritur të mësojë disa detaje nga takimi. Sipas burimeve, ministrat kanë paraqitur para kreut të qeverisë një bilanc të punës së kryer përgjatë këtyre 300 ditëve të qeverisjes. Ministrat kanë raportuar për të gjitha projektet që kanë arritur të përfundojnë, të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, për reformat dhe nismat e ndërmarra, për ligjet e dërguara për konsultim dhe miratim. Po ashtu, një tjetër pikë ku është vënë theksi kryesor nga kryeministri Edi Rama ka qenë çështja e punësimeve. Teksa na ndajnë vetëm 10 muaj nga zgjedhjet lokale, burimet i thanë gazetës se lideri i qeverisë vijon të jetë i pakënaqur me punën e kryer nga kabineti për punësimet.

Pothuajse në çdo mbledhje të grupit parlamentar ai ka kërkuar që të gjithë militantët e LSI të largohen nga administrata shtetërore, por jo gjithmonë ky urdhër është zbatuar. Për këtë arsye, Rama kërkoi dje nga ministrat e tij edhe një bilanc për punën e kryer në këtë drejtim, pra sa militantë të partisë së Kryemadhit janë larguar e sa të tjerë nga Partia Socialiste janë punësuar. Rama ja u ka bërë të qartë të gjithë ministrave se zgjedhjet janë afër dhe duhet të hapin sa më shumë vende pune. Madje në mbledhje nuk kanë munduar dhe kritikat e tij ndaj emrave të caktuar që nuk kanë përmbushur pritshmëritë. Duhet theksuar fakti se kushdo ministër që ka qenë larg pritshmërive të Edi Ramës në këtë drejtim, rrezikon të shkarkohet në shtator.

Nga ana tjetër, Rama nuk ka lënë pa cekur edhe Portalin e Bashkëqeverisjes. Ai ka kërkuar të dëgjojë nga ministrat edhe një raportim të përgjithshëm për ankesat e qytetarëve të mbërritura në këtë portal dhe sa nga ato kanë marrë zgjidhje. Kujtojmë që edhe kjo ka qenë një pikë të cilës kryeministri i ka mëshuar gjithmonë fort, duke kërkuar me ngulm nga çdo ministri që në fokus të jetë bashkëqeverisja me qytetarët.

Llogari për 3 ditë

Burimet i thanë ndër të tjera gazetës se e premtja ka qenë vetëm dita e parë e skanimit të ministrave. Sipas informacioneve, duke qenë se çështjet që kanë nevojë për raportim dhe trajtim janë të shumta, mbledhja e qeverisë në Vlorë do të vijojë edhe përgjatë ditës së sotme dhe të dielën paradite. Në total janë plot 13 ministra, puna e të cilëve do të filtrohet nga Rama dhe për këtë arsye ka edhe ngarkesë. Një gjë e tillë do të bëjë që një pjesë e ministrave të vijojnë me paraqitjen e bilancit të tyre edhe përgjatë ditës së sotme, ndërsa fokusi do të ndalet edhe tek paraqitja e objektivave për vitin e ardhshëm, i cili është një vit elektoral. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar më herët që në zgjedhjet vendore të 2019 LSI të shkojë drejt shkrirjes dhe edhe objektivat e ministrave për 300 ditshin e dytë të punës duhet të ndalen veçanërisht në këtë pikë. Sakaq, një tjetër temë e diskutuar dje, por që pritet të diskutohet edhe sot është edhe koordinimi i kabinetit qeveritar me grupin parlamentar, si strukturat drejtuese të partisë. Prezent në mbledhjen e qeverisë në Vlorë janë edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi bashkë me kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ndërkohë, sipas burimeve të gazetës, pjesë e axhendës së diskutimeve për ditën e diel do të jetë integrimi evropian dhe angazhimi i qeverisë në këtë drejtim. Shefi i qeverisë do t’ju japë direktiva secilit ministër për ato ç’ka duhet të përmbushin gjatë periudhës shtator 2018-mars 2019, sidomos sa i takon realizimit të reformave integruese.

 Po ashtu, një tjetër pikë ku është vënë theksi kryesor nga kryeministri Edi Rama ka qenë çështja e punësimeve. Teksa na ndajnë vetëm 10 muaj nga zgjedhjet lokale, burimet i thanë gazetës se lideri i qeverisë vijon të jetë i pakënaqur me punën e kryer nga kabineti për punësimet. Pothuajse në çdo mbledhje të grupit parlamentar ai ka kërkuar që të gjithë militantët e LSI të largohen nga administrata shtetërore, por jo gjithmonë ky urdhër është zbatuar…/Mimoza Ibra