osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta e Berisha jashtë loje: Amerikanët nxjerrin zbuluar politikanët pro rusë, mbështesin ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi!

Meta e Berisha jashtë loje: Amerikanët nxjerrin zbuluar politikanët pro rusë, mbështesin ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë ditën e djeshme një goditje të fortë të gjithë politikanëve pro rusë që kundërshtojnë rishikimin e kufirit Kosovë-Serbi. Ka qenë këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, i cili ditën e djeshme gjatë një prononcimi për mediat deklaroi se SHBA e mbështet rishikimin e kufijve. Deklarata e tij duket se ka nxjerrë blof linjën pro ruse në Tiranë. Meta e Berisha prej javësh kanë nisur lobimet në Kosovë që të bindin politikanët të mos pranojnë idenë e Hashim Thaçit. Meta qëndroi 2 javë në Kosovë, ndërsa Berisha zhvilloi takime me përfaqësues nga Mitrovica dhe Lugina e Preshevës. Që kur Thaçi hodhi idenë e rishikimit të kufijve, dyshja Meta-Berisha kanë bërë të gjitha tentativat për ta ndalur. Gazeta e ka thënë se bëhet fjalë për një linjë pro ruse që po teton të bllokojë korrigjimin e kufijve. Mirëpo dje SHBA ka nxjerrë jashtë loje palën shqiptare. Këshilltari i Trump tha se Uashingtoni është gati të japë asistencën e tij dhe Meta, Berisha e kushdo tjetër nuk do kenë asnjë ndikim. Pra duket se tentativat e politikës pro ruse në Tiranë për të bllokuar paktin Thaçi-Vuçiç dështuan.

Mesazhi i këshilltarit të Trump

Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, deklaroi dje se SHBA nuk e kundërshton ndryshimin e kufijve, por mbështet çdo gjë të dakordësuar mes palëve. “Politika jonë, politika e Shteteve të Bashkuara është që nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje, ne nuk e përjashtojmë rregullimin territorial. Qartazi është një çështje e vështirë. Nëse nuk do të ishte, do të ishte zgjidhur shumë kohë më parë. Por ne nuk do të bëhemi pengesë dhe nuk mendoj se ndokush në Evropë do të bëhet pengesë nëse të dyja palët arrijnë një marrëveshje të ndërsjellë e të kënaqshme. Ne jemi gati të ndihmojmë nga distanca apo nga afër. Ne nuk mendojmë se do ta zgjidhim atë (problemin) për ata. Ne mendojmë se ata duhet ta zgjidhin atë vet”, deklaroi ai. Më tej, këshilltari Bolton shtoi se mosmarrëveshjet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës kanë mbetur ndër çështjet më me peshë dhe shumë njerëz kanë bërë përpjekje të ndërmjetësojnë por kanë dështuar. “Unë mendoj se ka shenja të reja se të dyja qeveritë mund të kenë vullnet për të negociuar këtë çështje në heshtje. Politika jonë, politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, ne nuk përjashtojmë korrigjimet territoriale. Nuk na takon neve”, nënvizoi ai. Mirëpo, deklarata e këshilltarit për Siguri Kombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton duket se ka rrëzuar PD dhe LSI.

Ja debatet për korrigjimin e kufijve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç kanë hedhur ide të ndryshme për përmbylljen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Presidenti serb ka hedhur idenë e ndarjes ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa presidenti Thaçi, është deklaruar pro korrigjimit të kufijve me Serbinë, ashtu që Kosova të marrë komunat shqiptare të Luginës së Preshevës. Mirëpo, idetë nuk janë mbështetur nga aleatët kyçë të Kosovës. Britania e Madhe dhe Gjermania kanë kundërshtuar një gjë të tillë. Por BE e SHBA kanë dalë hapur pro kësaj ideje, duke nxjerrë blof dhe politikën shqiptare./Rigels Seliman