Bundesliga gjermane ka çelur siparin e sezonit të ri mbrëmjen e kësaj të premteje, me sfidën e luajtur mes Bayern Munchen dhe Hoffenheimit, të përfunduar me rezultatin 3-1 në favor të gjigantëve bavarezë.
Në pjesën e dytë, një neglizhencë ndoshta në aksionin pa shumë pretendime të miqve të Hoffenheimit, Szalai që duket se pati edhe fatin në anën e tij, arriti të gjendej në një pozicion të mirë përpara portës së Bayernit, e me një gjuajtje nga distanca barazoi përkohësisht shifrat.
Çastet më dramatike do të shënoheshin afro 10 minutat e fundit të ndeshjes. Arbitri akordon një penallti për Bayernin, Lewandowski ekzekuton në mënyrë të gabuar, por topi përfundon në këmbët e Robben, i cili shënon dhe nis festën me tifozët bavarezë. Goli, megjithatë u anulua pas ndërhyrjes së videoarbitrimit, për shkak se holandezi Robben kishte hyrë para kohe në zonën e rreptësisë.
Topi u dërgua sërish te pika e bardhë e 11-metërshit, nga ku Lewandowski nuk gaboi këtë herë për të dyfishuar rezultatin dhe për të kaluar në avantazh Bayernin. VAR-i do të bëhej sërish protagonist për të anuluar një tjetër gol të Mueller, përpara se Robben të trefishonte shifrat dhe të mbyllte krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.