Plani i një hajduti për të vjedhur një makinë “Range Rover” nuk ka shkuar siç duhet pasi i zoti i saj e ka neutralizuar teksa ndodhej lakuriq.
Ngjarja ka ndodhur në Angli, në qytetin e Newcastle, shkruan “The Sun”.
Pronari i makinës, Stephen Cullen, dhe e dashura e tij, Nicola Baldwin, ishin duke parë televizor në shtëpi teksa dëgjuan alarmin e fuoristradës në oborr.
29-vjeçari, i vetëquajtur “ninja lakuriqe”, doli menjëherë jashtë i zhveshur dhe vrapoi drejt hajdutit. Ky i fundit zbriti nga makina në tentativë për të ikur, por Cullen e kapi atë duke e neutralizuar.
Policia e arrestoi adoleshentin 17-vjeçar, i cili doli që kishte qenë i dehur. Gjithsesi çifti vendosi të mos ngrejë akuza.