Nga Shaban Murati
Ndikim i fortë dhe i përhershëm i historiografisë sllave dhe i lobit sllav në Shqipëri është përdorimi në tekstet shqiptare, që nga 1944 e deri në ditët tona, i termit eufemistik “dyndjet sllave” në Ballkan, në një kohë që kemi të bëjmë me fenomenin klasik të pushtimit sllav të territoreve iliro-shqiptare.
Shkenca zyrtare shqiptare ka harruar me qëllim pushtimet e përgjakshme serbe si në Kosovë, ashtu dhe pushtimin serb në Shqipërinë e Veriut, që zgjati afro dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë.
Ndaj mos u habisni, ndonëse është për të uluritur, kur sot idiotët e dobishëm të Serbisë në Tiranë shpallin se midis shqiptarëve dhe serbëve nuk ka pasur luftra asnjëherë.
Ndaj mos u habisni, ndonëse është për të uluritur, kur del një kryetar i një partie parlamentare serbe dhe deputet serb dhe deklaron në gushtin e 2018 se Serbia do ta pushtojë Shqipërinë deri në Durrës, dhe nuk reagon asnjë zyrë shtetërore e Shqipërisë.
Kishte të drejtë Fan Noli i madh kur u drejtohej shqiptarëve me shprehjen lapidare “skllevër bij skllevërish, liri s’doni”.