Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy shqiptarëve në Kanada.
Gjatë aksidentit të ndodhur në Ontario, ndodhur ditën e djeshme, 4 persona humbën jetën ku në mesin e tyre ndodheshin edhe 2 shqiptarë.
Mediat kanadeze shkruajnë se në aksident humbën jetën babë e bir.
Mediat gjithashtu kanë identifikuar edhe emrat e tyre: Fatos Metko, 45 vjeç dhe djali i tij Fioralb Metko, 14 vjeç.
Mësohet se makina e tyre u përplas me një dre dhe me pas me një automjet që vinte përballë.
Gjthashtu raportohet se gruaja Maralba dhe vajza e Metkos, Brianna janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, nga automjeti i dytë i përfshirë në aksident humbën jetën dy persona të tjerë me shtetësi kandaze, Cynthia Caraoa 51 vjeç dhe 9-vjeçarja Anika Caraoa.
Sipas mediave në Kanada, 45 vjeçari shqiptar Fatos Metko, kishte punuar si kuzhinier në “Broken Plate Kitchen dhe Bar” në Willow Park.
Shoqata e shqiptarëve në Calgary, ka planifikuar mbledhje fondesh për familjen Bushi./a.k/noa.al/