osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deputetët e PD i rrëzojnë LSI planin e revoltave shkak… flirtet e Kryemadhit me PS

Deputetët e PD i rrëzojnë LSI planin e revoltave shkak… flirtet e Kryemadhit me PS

Flirtet e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi me socialistët duket se kanë acaruar Partinë Demokratike. Deklarata e dy ditëve më parë e Kryemadhit ku pati dhe një mesazh bashkëpunimi në drejtim të socialistëve, pas thirrjeve të bëra nga Taulant Balla, ka vënë në alarm demokratët. Baza e PD është acaruar në maksimum nga këto thirrje dhe ka nisur menjëherë ankesat tek kreu demokrat Lulzim Basha. Sipas informacioneve të gazetës, disa krerë degësh kanë telefonuar me urgjencë kreun demokrat Lulzim Basha dhe i kanë kërkuar që të distancohet nga qëndrimet e LSI. Ata i kanë kërkuar takim kreut demokrat në mënyrë që të sqarohen një herë e mirë detajet e aleancës me LSI. Por nga ana tjetër dhe vetë përfaqësues të bazës kanë kërkuar mbledhje të kryesive në degë për të diskutuar mbi Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Kjo për faktin se demokratët vijojnë të jenë të dyzuar në lidhje me bashkëpunimin me bazën e LSI, pas flirteve të Kryemadhit. Por krahas kësaj, gazeta ka mësuar gjithashtu nga një burim pranë një dege të rëndësishme në Tiranë, se në shtator kur pritet që të zhvillohen dhe mbledhjet për zgjedhjet në bazë, disa anëtarë do t’i kërkojnë Bashës prishjen e bashkëpunimit me LSI-në dhe mos zyrtarizimin e një koalicioni me këtë forcë në zgjedhjet vendore të 2019.

Sipas informacioneve, baza e PD i trembet qëndrimit të LSI pasi sipas tyre, partia e Kryemadhit mund të ketë si qëllim vetëm dëmtimin e Partisë Demokratike me qëllim që të përfitojë Partia Socialiste. Madje, ata i druhen faktit se LSI në zgjedhjet e ardhshme qendrore të 2021 mund të kaloj sërish në koalicion me socialistët siç bëri gjatë vitit 2013. Pra demokratët kanë filluar të frikësohen akoma më shumë me flirtet e LSI në drejtim të Partisë Socialiste.

Deputetët e PD i rrëzojnë LSI planin e revoltave

Deputetët e PD kanë rrëzuar planin e revoltave të LSI kundër mazhorancës. Prej kohësh, LSI përmes kreut të grupit parlamentar të saj, Petrit Vasili, ka bërë thirrje se në shtator do të ketë revolta kundër qeverisë, por sipas demokrateve një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Sipas deputetëve të opozitës këto janë thirrje në ajër pasi nuk ka asnjë thirrje për protesta. Deputeti demokrat Dashamir Shehi në një reagim të dhënë për gazetën deklaroi se pavarësisht thirrjeve, opozita nuk ka marrë asnjë vendim. Ai tha se aksioni politik do të caktohet në shtator dhe se këto thirrje që po qarkullojnë janë hipoteza verore. “Kështu që deri më sot për të gjitha thuhet nuk është marrë asnjë vendim nga opozita. Të gjitha janë hipoteza verore. Sidoqoftë për të gjitha do të vendoset në shtator, ku do ulemi në tryezë dhe do të diskutojmë qetësisht, seriozisht sa i takon aksionit opozitar”, deklaroi Shehi.

Por ashtu si deputeti Dashamir Shehi, një tjetër deputet demokrat i tha gazetës se për thirrjet për protesta vendos Basha se kur do të bëhen dhe jo Berisha dhe Kryemadhi, të cilët gjatë ditëve të fundit shpesh kanë ripërsëritur deklaratat për mosbindje civile. Pra duket se demokratët janë pozicionuar kundër qëndrimit të LSI, dhe po presin urdhrat e Bashës sa i takon aksionit politik të shtatorit. /Sot