osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A do rrëzohet Berisha nga Izeti apo Rama nga Luli? Apeli nis shqyrtimin e dosjes “Hajdari” në fillim të shtatorit!

A do rrëzohet Berisha nga Izeti apo Rama nga Luli? Apeli nis shqyrtimin e dosjes “Hajdari” në fillim të shtatorit!

Muaji shtator pritet të nisë fuqishëm jo vetëm në politikë, pasi dhe në drejtësi ka shumë çështje që mund të shkaktojnë debat. Përveç hetimeve për ish-ministrin Saimir Tahiri, apo vëllanë e ministrit Fatmir Xhafaj, dosja më e nxehtë që ka në dorë gjyqësori është padyshim ajo e vrasjes së Azem Hajdarit. Izet Haxhia u ekstradua në Tiranë dhe ka nisur tashmë një betejë të fortë me drejtësisë. Shkalla e Parë pranoi rigjykimin dhe tani çështja është në Apel. Gazeta e ka deklaruar pak ditë më parë se trupa gjyqësore nuk është përcaktuar ende dhe po ashtu shorti nuk është hedhur. Por mësohet se sapo të nisë sesioni i ri, Apeli i Tiranës do fillojë pikërisht me çështjen e Izet Haxhisë. Në javën e parë të shtatorit pritet të hidhet shorti për të përcaktuar emrat që do marrin në dorë çështjen, ndërsa po ashtu do përcaktohet dhe data se kur do të nisë procesi gjyqësor. Teksa Izet Haxhia dhe avokati i tij janë duke përgatitur mbrojtjen, duket se bashkë me ta është bërë dhe motra e vëllezërve të vrarë Haklaj, Zylfie Haklaj. Ditët e fundit ajo është bërë protagoniste pasi ka reaguar që nga vrasja e Azem Hajdarit e deri te shumë çështje të tjerë, ku ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Por dje ajo ka bërë të ditur se ka pasur një takim në burg me Izet Haxhinë. Lajmi është bërë publik përmes rrjeteve sociale, ku zonja Haklaj ka komentuar në një status të bërë nga bashkëshortja e Haxhisë. “Ishte shumë kënaqësi dje kur fola me Izet Haxhia! Ishte shumë i qetë dhe pa emocione, më ashpër isha unë që isha në liri se Izet Haxhia! Por patjetër që nga njëherë njeriu ka edhe ato shqetësimet dhe streset e jetës. Izet Haxhia ishte shumë i ekuilibruar dhe ashtu dëshiroj të jetë gjer në fund të betejës aspak të lehtë por me të drejtën e Zotit”, ka shkruar Zylfije Haklaj. Ndërsa partnerja e Izet Haxhisë ka paralajmëruar: “Ai është shumë i qetë, por do të jetë po aq i pamëshirshëm ndaj kujtdo që do t’i dalë para të vërtetës. Asnjë dhe asgjë nuk do kursejë!”. Pra duket se shtatori do trazojë dhe një herë politikan dhe drejtësinë shqiptare, kjo pasi Izet Haxhia ka akuzuar drejtpërdrejt ish-kryeministrin Sali Berisha si të përfshirë në eliminimin e Azem Hajdarit.

Ankimi i Haxhisë

Në kërkesën e dorëzuar në Apel, thuhet se Haxhia, për të provuar pafajësinë e tij, ka përgatitur edhe një listë me dëshmitarë që do të kërkojë të merren në pyetje. Lista përbëhet nga 44 emra, pjesë e së cilës janë edhe një sërë emrash të njohur, ku përmendim: Fatos Nanon, Fatos Klosin, Zenel Neza, Arben Rakipin, Ardian Vishën, Petro Koçin, Ylli Rakipi, Alfred Peza, etj. Plani i Izet Haxhisë është që gjatë seancave gjyqësore të kërkojë disa prova që sipas tij, do të faktojnë se persona të tjerë janë të implikuar me vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Mes të gjitha provave të munguara në dosje që Izet Haxhia kërkon t’i paraqesë para trupit gjykues mund të përmendim: bllokun e shënimeve të Albert Dervishit, ditarin e Perikli Tetës, tabulatet telefonike të personave që paraqesin interes për çështjen, kronikën e Artan Hoxhës apo edhe bisedën e regjistruar me diktofon nga gazetari Ylli Rakipi. Mbetet të shihet nëse Haxhia do e arrijë qëllimin të dalë i pafajshëm dhe po ashtu që autorët e vërtet të vrasjes së Hajdarit të dalin para drejtësisë. /Kliti Topalli