osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Amerikanët zbardhin të tjera detaje: Firmat piramidale financuan fushatat e Berishës, zyrtarë të lartë përvetësuan shuma të mëdha parash

Amerikanët zbardhin të tjera detaje: Firmat piramidale financuan fushatat e Berishës, zyrtarë të lartë përvetësuan shuma të mëdha parash

Amerikanët nxjerrin në dritë të tjera detaje sa i takon skandaleve me firmat piramidale. Një ditë më parë gazeta publikoi të dhëna të FINCEN dhe FMN mbi atë se çfarë ndodhi në verën e vitit 1997. Por amerikanët duket se kanë të dhëna shumë të detajuara mbi “vjedhjen” e parave të shqiptarëve. Sipas një raporti të FMN të siguruar nga gazeta “SOT”, pas firmave piramidale fshihej Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha. “Zyrtarë të lartë qeveritarë shpesh shfaqeshin në mbrëmjet e këtyre firmave, si për shembull në nëntor 1996 kur kryeministri dhe kryetari i Parlamentit pranuan medalje nderi në një event përvjetori të kompanive piramidale, shumë pranë kohës kur skenat po shembeshin dhe vendi po binte në anarki. Në zgjedhjet e vitit 1996 disa nga këto kompani bënë donacione fushate për Partinë Demokratike në pushtet dhe kishte shumë akuza se zyrtarë të lartë të qeverisë po përfitonin personalisht prej tyre”, thuhet në raport.

Arsyet e piramidave

Në raportin e amerikanëve tregohen me detaje skemat që u ndoqën dhe arsyet që çuan në krijimin e firmave piramidale. Për FMN, rol kryesor pati heqja e embargos së naftës ndaj Jugosllavisë. Dihet që Berisha e theu embargon dhe trafikohej në Jugosllavi naftë me çmim shumë të lartë dhe kjo sillte fitime për shtetin. Por kur embargoja ra, fitimet u ulën. “Dy ngjarje përgatitën skenën për maninë e skemave piramidale në 1996. Së pari, në fund të 1995 sanksionet e OKB kundër ish-Jugosllavisë u pezulluan gjë që solli një humbje të konsiderueshme të ardhurash nga kontrabanda për kompanitë shqiptare. Në janar 1996 kompanitë kryesore ngritën normat e interesit nga 4-5 në muaj në 6 për qind në muaj, ose rreth 100 për qind në terma vjetorë. (Inflacioni vjetor në Shqipëri ishte rreth 5 dhe në 1995 dhe arriti në 17 për qind në 1996.) Së dyti, ishte pasiguria për zgjedhjet parlamentare që po afronin në maj, çka nxiti kompanitë të rrisnin përsëri normat e interesit në 8 për qind në muaj ose më shumë se 100 për qind në vit. Në këtë periudhë skema të tjera hynë në treg duke ofruar interesa edhe më të mëdha. Në fillim të 1996 dy skema të reja, Xhaferri e Populli dhe një tjetër skemë që nuk kishte fare investime, Sude, përshkallëzuan aktivitetin duke ofruar interesa prej 12-19 për qind në muaj”, thuhet aty.

Skema e ndjekur

Sipas FMN, zgjerimi i skemave kishte efekte shkatërrimtare. Sipas raportit, megjithëse VEFA kishte detyrimet më të mëdha, ajo kishte vetëm 85.000 depozitues. Xhaferri e Populli kishin tërhequr rreth 2 milionë depozitues për disa muaj, në një vend me popullatë 3.5 milionë. “Këto firma kishin konkurrencë me njëra-tjetrën. Në korrik Kamberi rriti interesin mujor në 10 për qind, në shtator populli nisi të ofronte 30 për qind në muaj ndërsa Xhaferri ofronte të trefishonte paratë e depozituesve në tre muaj; Sude u përgjigj me dyfishimin e parave në dy muaj. Deri në nëntor detyrimet e firmave piramidale kishin arritur në 1.2 miliardë dollarë. Shqiptarët shitën shtëpitë për të investuar në këto skema, ndërsa fermerët shitën gjënë e gjallë. Atmosfera e atëhershme reflektohet nga një rezident i cili tha se në vjeshtën e 1996, Tirana vinte erë thertore, teksa fermerët sillnin kafshët në treg për t’i shitur e për të investuar në skemat piramidale”, thuhet aty.