osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: PD dhe firmat piramidale ishin në aleancë të hapur, Berisha shkaktoi trazirat për t’i shpëtuar ndëshkimit

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: PD dhe firmat piramidale ishin në aleancë të hapur, Berisha shkaktoi trazirat për t’i shpëtuar ndëshkimit

Amerikanët duken se kanë trazuar edhe njëherë ujërat në politikën shqiptare sa i takon firmave piramidale të vitit 1997. Dy ditë më parë gazeta publikoi një raport të FINCEN, ku hidhet dritë mbi atë se çfarë ndodhi realisht me firmat piramidale asokohe. Ndërkohë, ditën e djeshme kanë reaguar zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” zbuloi se Partia Demokratike dhe firmat piramidale ishin në aleancë të hapur me njëra-tjetrën. Në këtë kontekst, Koçi theksoi se një pjesë e parave të firmave piramidale u dërguan jashtë Shqipërisë, ndërsa një pjesë u administrua për llogari të pushtetit të asaj kohe. Megjithatë, teksa u kthye pas në kohë, zoti Koçi u shpreh i bindur se Berisha shkaktoi trazirat për t’i shpëtuar ndëshkimit. “Partia Demokratike dhe firmat piramidale ishin në një aleancë të hapur. Ato firma mbështetën haptazi fushatat e PD-së për zgjedhjet e 26 majit dhe 20 tetorit 1996. BERISHA kishte detyrime politike ndaj tyre. Prandaj shteti nuk mundi të bënte detyrën. Fati i firmave piramidale dhe i shtetit të Sali Berishës ishte një. Fatkeqësi që askush nga politika nuk mbajti përgjegjësi. Prandaj u organizuan trazirat e 97-ës. Që të shpëtonte Sali Berisha dhe Partia Demokratike nga përgjegjësia penale. Një pjese e parave u sekuestrua privatisht nga persona të caktuar brenda regjimit të atëhershëm. Një pjesë u transferua jashtë shtetit në interes të bashkëpunëtoreve privatë, shtetërorë dhe politikë”, deklaroi zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ndër të tjera në reagimin e tij për gazetën.

Reagon Klosi

Në të njëjtën linjë me zv/ministrin Koçi është rreshtuar edhe ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Klosi akuzoi Berishën se firmat piramidale ishin “pjellë” e tij. Dhe për të vërtetuar akuzën e tij ndaj Berishës, ish-numri një i SHISH vuri në dukje faktin se firmat piramidale ish-presidenti i asokohe i mbrojti me fanatizëm. “Firmat piramidale mbase me qeverinë kanë qenë të lidhura sepse Presidenti i asaj kohe doli dhe i mbrojti. Ai doli dhe tha se paratë e shqiptarëve janë të pastra për tu thënë qytetarëve që të vazhdojnë të punojnë me firmat piramidale sepse si duket kishte interes. Por që ne të kemi pasur informacion konkret sepse nuk janë gjëra që bëhen aq kollaj dhe janë informacione që duhet të dimë se çfarë bëjnë 3-4 vetë në një rreth jashtëzakonisht të ngushtë. Është jashtëzakonisht e vështirë të depërtosh dhe unë nuk mbaj mend të kemi patur informacion për këtë punë apo për daljen e parave jashtë. Sigurisht, një informacion i përgjithshëm është që qeveria e asaj kohe i përkrahu dhe u mundua që edhe kur ishte në një fazë që po mbante erë problemi, t’i dilte në krah. Pastaj përfundoi ashtu siç përfundoi kjo histori”, deklaroi ai. Më tej, Klosi teksa e etiketoi vitin 1997 si një revoltë popullore, deklaroi se firmat piramidale ishin në një farë mënyre “oksigjen” për shqiptarët. “1997 qe një revoltë popullore, vajti aty ku nuk mbajti më. Firmat piramidale u dhanë shpresë shqiptarëve. Ata nuk kishin eksperiencë, vinin nga një botë tjetër. Ca horra jua hodhën. Kishte ndodhur edhe më parë kjo ngjarje, në Amerikë ka ndodhur në vitet ‘20-’30. Firmat piramidale nuk ishin të panjohura, por shqiptarët e hëngrën sepse dolën ca horra”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi për gazetën. /Rigels Seliman