Bënë bujë dje deklaratat e ish-ndihmësit serb të Skënder Gegës te Partizani i cili e akuzonte trajnerin si shkaktarin kryesor të largimit nga të kuqtë. Jovanivic u shpreh se tropojani nuk e përtypte dot origjinën e tij dhe se Gega ishte i paaftë.
Fjalë këto të cilat kanë marrë një përgjigjje sot nga trajneri i të kuqve i cili në një intervistë për “RTSH” ka hedhur poshtë akuzat për nacionalist, ndërsa ka shtuar se më shumë rreth kësaj teme do flasë të premten në konferencë për shtyp para ndeshjes me Kamzën.
“Unë mund të them vetëm një gjë, te Partizani kam që në moshën 18 vjeç dhe për mua nuk është thjesht një klub, por familje. Kështu që nuk mund të pranoj leksione dashurie nga askush, aq më shumë nga të huajt. Mund të them vetëm që persekutimet nacionaliste nuk përpara gjejnë terren në Shqipëri, kjo për çdo të huaj, duke përfshirë aq më shumë serbët.
Kam dëshirë t’iu bëj me dije vetëm se gjendja e skuadrës është e shëndetshme, pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë, dhe t’iu garantoj që shumë shpejt do të shihni Partizanin e vërtetë.”/BW