Pas ngjarjes që trazoi Belshin, policia ka arrestuar burrë e grua, ku zënka mes tyre u ndal nga plumbat në breshëri të automatikut.
Mylazim Abazi, 58 vjeç, akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike kundrejt gruas së tijAdelina Abazi, 54 vjeçe.
Pas këtij sherri, Adelina ka marrë automatikun dhe ka shtënë në ajër si për të trembur dhe kërcënuar të shoqin.
Sipas “Balkanweb” konflikti dyshohet se ka pasur si shkak kryesor motive të xhelozisë nga ana e gruas. Ajo dyshohet se është konfliktuar me bashkëshortin e saj sapo ai ishte kthyer nga Italia ku kishte qëndruar për tri muaj sipas rregullave të lëvizjes së lirë në zonën Shengen.
Por fakti që nuk ka sjellë të ardhura pas tri muajve punë e ka irrituar bashkëshorten e tij e cila ka dyshuar për një lidhje tjetër të burrit të saj. Mes tyre ka nisur sherri dhe më pas gruaja ka qëlluar në ajër me armë.
Pasi e ka kanosur me armë ajo është larguar nga banesa. Afër mesnatës policia e ka gjetur te disa të afërm, ndërsa armën të fshehur 200 metër larg banesës.