Lufta e ftohët mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama është spostuar edhe në kuadrin ligjor. Gazeta ka bërë një kërkim dhe rezultojnë se janë 8 ligje që janë miratuar nga Kuvendi gjatë këtyre dy muajve, ndërkohë që kreu i shtetit duket se i ka bojkotuar ato. Nga vëzhgimi i gazetës rezulton se janë disa ligje që Presidenti Meta i ka kaluar në heshtje, është ligji për marrëveshjen e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës dhe ligji për hartimin e një studimi mbi investimet në infrastrukturë, ligji për buxhetin e shtetit dhe ai i avokatisë
Po ashtu nga kërkimi i gazetës rezulton se janë tre ligje që Meta i ka dekretuara por nuk i ka publikuara te faqja zyrtare e Presidencës, siç është ligji për festat zyrtare dhe ditët përkujtimore. Ndërkohë nga kërkimi rezulton se përveç atij të Teatrit, të emrimit të Kryetarit të SHISH dhe janë plot tre ligje të tjera pa dekretuara nga Presidenti
Nuk ka më asnjë dyshim se ka nisur një luftë e ftohtë mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Kur u betua qeveria “Rama 2” u duk se marrëdhëniet mes Ramës dhe Metës nuk ishin aq të ftohta, por pas muajit nëntor duket se ka nisur lufta mes tyre. Rasti që e tregon më së miri një gjë të tillë është mungesa e dekretit të drejtorit të ri të SHISH. Po bëhet gati një vit më 30 tetor të vitit 2017 që në tavolinën e Presidentit Meta, kreu i qeverisë ka dërgua një shkresë, ku kërkon që pasuesi i Visho Ajazi Likës të jetë Helidon Bendo. Por Meta ka zgjidhr të heshtë. Mos dekretimi i tij është një provë force dhe një kundërshtim i hapur që Presidenti i bën qeverisë.
Madje, ky karshillëk i Metës ndaj Ramës tregon qartë se pavarësisht ndarjes së pushteteve, përplasja dhe lufta mes institucionit të Presidencës dhe Kryeministrisë rritet nga dita në ditë.