Aktiviteti tregtar si qendër estetike dhe masazhesh ka qenë vetëm kamuflim për bazë prostitucioni në rrugën “Jusuf Vrioni” në Tiranë. Klientët e SPA-së e dinin se kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë lekë deri në 50 euro, masazhet trupore shndërroheshin në erotike.
Gjykata e Tiranës ka përfunduar procesin gjyqësor ndaj pronares 38 vjeçare të qendrës, të pandehurës Enkeleda me inicial mbiemri I. Ajo u shpall fajtore për “shfrytëzim të prostitucioni” dhe “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg”. Ajo nuk do të shkojë në qeli pasi gjykata e konvertoi dënimin në “Shërbim Prove” për një afat 5 vjeçar. Gjatë gjykimit ajo ka pranuar akuzën, duke rrëfyer detajet e aktivitetit të jashtëligjshem dhe faktin se një nga vajzat e qendrës ishte e mitur.
Por si rekrutoheshin vajzat e shërbimeve erotike?
Bazuar në dosjen gjyqësore, Enkeleda kishte punësuar pesë vajza si masazhatore, disa prej të cilave ofronin shërbimet “ekstra”. Referuar dëshmive të tyre, në takimin e parë ajo i informonte se ne qendër kishte masazhe relaksi, terapi dhe erotik.
Sipas pagesave, përveç masazhit trupor klientët masturboheshin ose u ofrohej orale. “E pandehura Enkelejda-, thuhej në dosje,- ju thoshte vajzave që mos ta turpëronin, pasi klientët duhet të mbeteshin të kënaqur”.
Gjatë hetimit të këtij aktiviteti prostitucioni të goditur në shkurt të vitit 2017, janë administruar edhe tekstet e disa sms-ve të mbërritura nga në telefonin e Enkeledës nga klientë të ndryshëm.
“Kemi sot që të vij?”, “Kemi ndonjë gocë të re sot shefe”, ishin dy prej tyre të zbardhur në dosje.
Në të njëjtin gjykim u fajësua për akuzën e “prostitucionit” dhe u gjobitën me nga 100 mijë lekë një nga vajzat masazhatore dhe një klient i gjetur nga policia në momentin e ndërhyrjes. Marrë nga Abcnews.al