Nga shembja e urës së tragjedisë në Gjenova të Italisë është njoftuar një javë pas incidentit se do të ndërtohet brenda tetë muajve ura e re.
Sipas, bordit të një kompanie private në Gjenova ka bërë të ditur se ura do të ndërtohet me strukturë të çelikut, në vend të asaj me strukturë të betonit të përforcuar.
Gjithashtu kompania ka informuar se, bordi vendosi që tubacioni i ri do të përbëhet prej çeliku në përputhje me standardet më moderne të kohës.
Gjatë tragjedisë në Gjenova kanë humbur jetën 43 qytetarë, në mesin e të cilëve janë edhe dy shqiptarë.