Marrë shkas nga një lajm ku shkruhej se: “Rreth 1 milionë shqiptarë mbi 25 vjeç nuk kanë lexuar asnjë libër vitin e kaluar”, moderatori Turjan Hyska është revoltuar duke u shprehur se nuk duhet të skandalizohemi për gjërat që ndodhin, përderisa njerëzit nuk lexojnë libra.
“Nuk ka asnjë shans që një shoqëri të ecë përpara nëse nuk lexon! T’i lëmë dokrrat me be apo ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Dija është çelësi për një shoqëri të emancipuar. Libri është në ditën e tij më të keqe. Dija është e vetmja rrugë për një shoqëri të emancipuar. Ne si shoqëri po ndërtojmë analfabetë krenarë përditë dhe kjo është një minë me sahat që shumë shpejt do shpërthejë.
Mos u skandalizoni kur dëgjoni për luftë me sëpata, kallashë apo antitanke! Mos u skandalizoni kur vriten për një ngritje vetulle! Mos u skandalizoni kur rrihen nga burrat e nuk thonë asnjë llaf. Mos u skandalizoni pse e shohim të ardhmen tek 1, X, 2! Mos u skandalizoni kur s’dinë të shkruajnë as emrin! Mos u skandalizoni kur i mbushim hundët me kokainë që 15 vjeç!
Mos u skandalizoni që të gjithë kanë model një me Lamborgini, doktor shkencash në Medellin të Kolumbisë! Mos u skandalizoni që pothuajse nuk do kemi më një rini të që do muzikën e bukur, sportin, zanatin apo familjen! Çorbën po e gatuajmë vet duke promovuar modele të shëmtuara dhe duke bërë sikur nuk kuptojmë që zgjidhja është një dhe e vetme…Dija”, shkruan Turi.
“Lexo! Mos u bëj idiot”, ka përfunduar moderatori.