Një pushues nga Durrësi ka humbur jetën në Sarandë pasi ka pësuar një infrakt akut miokardi teksa po pushonte në bregdet.
Miri Hasllani, 47 vjeç, me vendlindje në Durrës dhe nënshtetësi italiane është paraqitur në urgjencën e plazhit, por s’ka mundur të shpëtojë.
Mjekët kanë zbatuar protokollin dhe u dol në përfundimin se Hasllani ka pësuar eksitus latal.
Bëhet me dije se trupi i tij pritet të dërgohet për ekspertizë në Tiranë.