Nuk besoj se i keni harruar vrasjet mafioze si ne filma ku humbi jetën dhe një vajzë e re pa faj pa asnjë lidhje me konfliktin pranë lulishtes “1 Maji” në Tiranë, Ku u vranë Kevin Rugova dhe Auror Oskian ku autor ishin Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo.
Por Vasil Çavo autori kryesor i tragjedisë është një ish i dënuar me “dashamirësi dhe dashuri” nga drejtësia shqiptare e palaçove.
Gjyqtari Arben Micko dhe Martin Deda dy ish-hetues të sistemit komunist në bashkëpunim me prokurorin Arben Nela bën të pamundur që trafikantin Vasiel Çavo ta lironin nga burgu, duke ia “sakatuar” vitet e dënimit.
Ishte prokurori Arben Nela që kërkoi 5 vjet burg për trafikantin e 1.8 kg kokainë e pastër, po ky prokuror pranojë kërkesën e avokatit të të pandehurit Ilir Murati, i cili njihet si një sekser i mirë pazaresh me gjykatësit dhe prokurorët, për të pranuar gjykimin e shkurtuar, i cili ja zbriti trafikantit Çavo dënimin në 3,4 vjet.
Ishte po prokurori “zemërgjerë” Arben Nela që kërkoi nga trupi gjykues, që të mjaftoheshin me kohën e paraburgimit prej 1 viti dhe “zoti trafikant” të përfitonte “liri me kusht” për 18 muaj ose siç quhet sot “shërbim prove”. Ashtu u tha dhe ashtu u bë! Dhe pazari i drogës vazhdoj me bekimin dhe lejen e përfaqësuesëve të (pa)drejtësisë për të përfunduar në marrje jetë njerëzish të pafajshëm.
E njëjta gjë për Sulajn. Ai është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg në prill të këtij viti, por ka përfituar uljen e dënimit me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar. Më pas gjykata e ka liruar pasi e ka kryer pjesën e burgimit në paraburgim.
Ndërsa prokurori Arben Nela e mori mndatin nga vetingu dhe do përgjigjet shumë shpejt edhe për dosjet e mbyllura është radha e ish hetuesave të komunizmit, gjyqtarë të demokracisë milioner, të japin llogari para KPK dhe besojmë se edhe kjo dosje do kaloi në duarët e tyre, që këto njerëz të pastrohen nga drejtësia dhe të ulen në bangën e të akuzuarve, sepse çuan në lirimin e këtyre trafikantëve dhe hajdutëve, duke i çuar pak ditë për “pushime” në burg dhe për t’u rikthyer në aktivitetin e tyre kriminal me forca të reja./ Ekskluzive.al