Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ka pritur ditën e sotme në zyrë Ardimir Murataj.
Heroi që shpëtoi dy vajzat teksa nëna e tyre tentoi t’i mbyste në lumë, shumë shpejt do të fillojë punë.
Kryebashkiaku Subashi i ka ofruar Ardimirit një vend pune në Bashkinë e Fierit.
I kontaktuar nga newsbomb.al, Ardimiri u shpreh se kryebashkiaku e kishte falenderuar si dhe i dhuroi atij certifikatë mirënjohje për aktin human dhe vlerat qytetare.
Gjatë kohës që 30 vjeçari kishte shkuar për peshkim ka parë ngjarjen e rëndë teksa Rudina Kishta, tentonte të mbyste vajzat e saj binjake në lumë, Murataj ka ndërhyrë menjëherë duke ja hequr nga duart dhe duke shpëtuar për mrekulli vajzat e mitura.