Nuk ka pasur shenja të dukshme të hyrjes me forcë në derën dhe dritaret e një apartamenti në katin e pestë të një ndërtese aty pranë Primaticcio, Giambellino, në jug-perëndim të Milanos.
Por sapo u zbulua, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, vjedhja ka shkaktuar alarm. Sepse në atë shtëpi, në një ndërtesë fare modeste pranë lagjes hebraike, jetojnë prindërit e Ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini.
Sipas mediave italiane, të moshuarit kishin ikur nga qyteti për disa ditë dhe në këtë kohë, hajdutët kanë arritur të hyjnë në apartament.
Sakaq, mediat thone se nuk ka dyshime qe vjedhja ne kete banese te kete lidhje me postin qe mban djali i pronareve te kesaj shtepie, e ka qenë thjesht objektivi i radhës, pasi ne kete periudhe, kur njerezit ikin me pushime, shume shtepi jane bosh e hajdutet perfitojne nga rasti.
Megjithate hetimet kane nisur nga policia.