osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pazar?! Ilir Meta “fut në dorë” kryeprokurorin e Kosovës: I garanton “strehë” Aleksandër Lumezit

Pazar?! Ilir Meta “fut në dorë” kryeprokurorin e Kosovës:  I garanton “strehë” Aleksandër Lumezit

Ilir Meta vijon me qokat e radhës, tashmë përtej kufijve shqiptarë në shtetin e dytë shqiptar në Ballkan, Kosovë. Duket se vizitat e shpeshta në Kosovë nuk kanë qënë aq rutinë nga ana e Presidentit Ilir Meta, sepse kanë ‘shpërthyer’ përmes dhënies së shtetësive për shtetasit kosovarë, arabë dhe më gjërë.

Duke mos hyrë shumë në detaje për emrat e tjerë, teksa shqyrton emrat që kanë marrë shtetësinë shqiptare në muajin korrik të këtij viti, nuk ka si të mos të të tërheqë vëmendjen një emër.

Me numër 23 në listën e dekretuar më 31 korrik të këtij viti për dhënie shtetësie shqiptare shtetasve të huaj nga Presidenti Ilir Meta, të bie në sy emri i Aleksandër Nik Lumezit.

Ai është djali i avokatit të njohur kosovar Nik Lumezi dhe i dekretuar si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës.

Nuk po shfletojmë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës për të parë nëse Kryeprokurori lejohet të jetë shtetas i huaj, por ajo që bie në sy është fakti se Ilir Meta ka një “dashuri” gati platonike për Prokurorët e Përgjithshëm.

Në Shqipëri dashuria e tij për Adriatik Llallën, bashkë me Berishën i mori “frymën” Prokurorisë dhe e shkatërroi nga themelet. Aq sa u detyrua SHBA që pasi e shpalli “non grata” Adriatik Llallën dhe ta përzinte atë nga drejtimi i Prokurorisë. Pasi për Berishën, Metën por dhe Ramën ai dilte në pension në këtë vend pune.

Dhe Meta pasi e shkatërroi organin e akuzës në Shqipëri, me sa duket ka “futur në dorë” dhe Prokurorinë në Kosovë. Ndoshta Meta ka ndonjë biznes atje, ka transferuar kompanitë në Kosovë dhe kërkon t’u gjejë mbrojtje ligjore në Kosovë.

Por dhe për t’ia kthyer nderin ndoshta në rastin e ndonjë akuzë të mundshme Kryeprokurorit kosovar Aleksandër Lumezi, që të gjejë “strehë” në Shqipëri. Ta ketë një derë të hapur, nëse i ndodh dhe Lumezit si Adriatik Llallës.

Dhe Ilir Meta i gjen të gjithë “miqtë” pasunarë si veten e tij, në fillim Llalla dhe tani Lumezi.

Kryeprokurori i Shtetit në Kosovë, Aleksander Lumezi ka deklaruar pasurinë e tij pranë Agjencisë Kundër Korrupsion. Ai në pasuri të paluajtshme ka deklaruar banesë me vlerë 120.000 euro, një banesë tjetër me vlerë 80.000 euro dhe parcelë me vlerë 53.200 euro, transmeton Indeksonline.

Pasuria e luajtshme e Lumezit përmban një veturë Opel Corsa me vlerë 8.000euro dhe 5 piktura me vlerë 15.000euro. Aleksandër Lumezi në llogaritë e tij ka 13.243 euro dhe 7.046 euro në llogarinë e bashkëshortes, kurse si para të gatshme tek fëmijët ka 3.000 euro. Lumezi ka edhe borxhe nga një huamarrje me vlerë 29.000 euro të cilat nuk kanë afat për kthim.

Të hyrat vjetore të Lumezit vinë nga paga e tij si kryeprokuror me shumë prej 13.600 euro, paga nga AAB me vlerë 3.456 euro, shërbime intelektuale 1.760 euro nga Buxheti i Kosovës, ai madje ka renditur ndër të paktët edhe mëditjet që i merr nga Buxheti i Kosovës me shumë 289 euro dhe qiranë e banesës me shumë 8.400 euro.

Lumezi gjatë karrierës së tij ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe seminare nëpër shumë vende evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është i martuar dhe flet rrjedhshëm gjuhën serbo-kroate dhe gjuhën angleze.

Por dhe kunata e tij është pjesë e organit të akuzës si prokurore antikorrupsion, cikël i mbyllur ky. Në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, prokurorja Merita Lumezi ka deklaruar se rreth 66.8 milionë euro i ka para të gatshme bashkëshorti i saj në NLB, ku edhe është menaxher, ndërsa 80 mijë euro i ka para të gatshme prokurorja Lumezi, shkruan ‘Infokusi.com’.

Po ashtu ajo ka deklaruar rreth 700 mijë euro patundshmëri, si dhe veturë në vlerë prej 16 mijë euro. Prokurorja Lumezi ka deklaruar 16 mijë euro të hyra vjetore nga paga, derisa pagat dhe bonuset e bashkëshortit të saj i ka deklaruar mbi 82 mijë euro në vit.

Albert Lumezi, bashkëshorti i prokurores Merita Lumezi, është vëlla i kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi. Ai është një nga menaxherët më të njohur të bankave komerciale në vend dhe miliona euro i ka përfituar vite më parë nga shitja e një banke vendore tek banka sllovene NLB.