Një automjet ka dal nga rruga dhe ka goditur shtyllën e tensionit në Orikum, duke lënë pa energji elektrike të gjithë zonën përreth qytezës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të ditës së sotme, ndërkohë që sipas informacioneve të para nuk ka të lënduar nga ky aksident.
Fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale, ku gjatë përplasjes është dëmtuar automjeti si dhe shtylla e cila është rrëzuar duke lënë pa energji elektike qytetin e Orikumit.
Teknikët ndodhen në vendngjarje për të riparuar dëmet e shkaktuara nga aksidenti dhe rikthimin e energjisë elektrike.
Ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po bënë zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti aspak të zakontë./Ekskluzive.al