osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

10 arsye pse Berisha luan bllofin me revolucion!

10 arsye pse Berisha luan bllofin me revolucion!

Nga Kreshnik Spahiu

Dje, Berisha bëri thirrje periodike për herën e 78-të, që PD të çoj popullin në revolucion kundër narko-qeverisë. Ç’do muaj e ka bërë racion që fut një status në facebook ku bën kot sikur pas një muaji do bëhet qameti. Tashmë askush nuk e merr seriozisht dhe ai e di fare mirë këtë gjë. Por pse ish kryeministri e vazhdon monologun me vetveten në facebook për organizim revolucioni?

Politikani më i vjetër në Kuvendin e Shqipërisë e ka të qartë si kristali që PD nuk realizion dot revolucion por ai s’mund t’a pranojë dhe vazhdon t’a artikulojë. Për t’i ardhur në ndihmë publikut, po rendisim arsyet pse PD nuk organizon dot revolucion jo se nuk di; por se nuk mundet:

1- Berisha pati vetem një shans në jetë për revolucion në dhjetor 1990 kur ne studentët me në krye vëllain tim Azem Hajdari u derdhëm rrugëve dhe detyruam Ramiz Alinë të lejonte pluralizmin. Berisha, jo vetëm nuk nxiti, por pengoi një revolucion i cili kulmoi në 20 shkurt 91 ku Berisha dhe Ceka nuk n’a lejuan të pushtonim bllokun dhe vrisnim byron politike, por duke n’a devijuar drejt bustit prej betoni. Ky qe shansi i vetëm i PD-së për revolucion, por u pengua nga Berisha.

2- Në filozofinë e të djathtëve nuk merret pushteti me revolucion por me votë dhe sistemin e votës e shkatërroi Berisha-Rama me marrëveshjen kushtetuese në vitin 2008, për t’iu shmangur dorëheqjes dy javë pasi ndodhi tragjedia Gërdecit.

3- Berisha është iniciatori i shfryrjes dhe mos-bindjes civile një vit më parë, kur bënte thirrje 90 ditë në çadër që të tërhiqnim zvarrë Edi Ramën nga zyra dhe në 17 Maj, tërhoqi zvarr Lul Bashën dhe e futi në koalicion bashkëqeverisës me Ramën.

4- Berisha thirrjet për revolucion i vazhdon si lojë ping-pongu me Bashën, për t’i treguar botës se ai është radikali dhe Basha liberali. Nga njëra anë, i tregon elektoratit se është i fortë dhe nga ana tjetër i tregon ambasadave se është Luli kryetar dhe nuk e çon Shqipërinë në destabilitet, por ka zgjedh rrugë paqësore. Kur miku jonë Hajdari u vra shtator 98, kryengritja dhe pushtimi institucioneve nuk u njoh nga SHBA, të cilët detyruan që Berisha të hiqte dorë nga revolucioni.

5- Berisha e di shumë mirë që revolucioni nuk lihet me datë fikse si psh: a- Pas plazhit, b- Pas krishtlindjeve, c- Me 8 dhjetor, d- pas vapës… etj etj, pasi revolucionet lindin nga kauzat dhe jo nga datat.

6- Berisha e kupton qartë që s’ka asnjë revolucion në botë që të organizohet nga ish-kryeministra dhe ish-ministra që kanë qenë 25 vite në pushtet.

7- Berisha më shume se të gjithë e di që nuk realizon dot as mos-bindje civile kundër oligarkëve, se e ka Lulin dhe ish-ministrat po aq të pasur dhe oligarkë sa Edi Rama dhe banda e tij.

8- Sali Berisha e vazhdon monologun për revolucion se ka frikë që një ditë populli do shpërthej si në 1990 me levizje të re dhe do e nxjerrë jashtë loje Berishën, Bashën, Ramën dhe gjithë oligarkët. Ajo çka ndodhi në Rumani e shqetësoj Berishën që populli mund të dal në rebelim pa “Lulin” e Rumanisē…

9- Berisha lexon çdo ditë në rrjetet sociale pakënaqësinë popullore dhe talljet e militantëve me liderin demokrat dhe e di fare mirë që PD-ja por edhe demokracia e kanë peshqesh Lulzim Bashën prej vet Sali Berishës, pasi është i vetmi në parti që i beson.

10- Revolucioni nuk realizohet kundër Ramës nga Berisha dhe Basha, që kanë bërë disa herë pazare me Edi Ramën duke prerë në besë elektoratin.

Populli nuk del të vritet në shesh më për ata që tradhëtojnë idealet dhe kërkojnë rikthimin për herë të 5-të në pushtet.