Në sallën e gjyqit ai ka qëndruar i heshtur duke mos iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se përse e kreu krimin, ndërsa nuk ka nguruar t’i shohë në sy të gjithë të pranishmit.
Po ashtu raportohet se ai nuk është shoqëruar nga asnjë familjarë, të cilët menjëherë pas krimit të tij, janë larguar nga fshati.
Pas refuzimit të të gjithë avokatëve për ta marrë përsipër këtë rast, është caktuar avokati nga shteti.
Mësohet se avokati i të pandehurit quhet Renato Mehmetaj, ndërsa Prokuror është caktuar Saimir Smaka dhe gjyqtare Esmerilda Habilaj.
Më shumë se 10 avokat kishin refuzuar mbrojtien e të akuzuarit për 8 viktimat e Selenicës./Ekskluzive.al