Ekziston një bazë tepër sekrete e Forcave Ajrore të SHBA, e cila përmban një kompleks të gjërë tunelesh nëntokësore të mbushur me alienë të gjallë dhe të vdekur. Kështu pretendon një ish-punonjës i bazës për “The Sun Online”.
Kërkuesi i jashtëtokësorëve që punoi si inxhinjer dhe shkencëtar drejtues në bazën WPAFB për 39 vjet detajon shtrirjen e plotë të aktivitetit “alien: në bazë në librin e quajtur “50 shades of Greys”.
Duke folur eksluzivisht për The Sun Online, ai tregon se kishte një sitem tunelesh dhe hyrjesh nëntokësore në këtë bazë që strehonte krijesat e gjalla dhe të vdekura jashtëtokësore, transmeton Syri.net.
“Unë isha caktuar për të punuar në Avionics Laboratory’s Management Operations Office me drejtuesin Tim Al, një inxhinier industrie i graduar.
Gjatë javës së parë të punës, Al më tha disa këshilla që nuk i prisja dhe të habitshme. Ai më më tha që në 1947 kishte ndonjë një përpasje në Roswell dhe ata i sollën pajisjet dhe alienët këtu për inspektim, për t’i mbajtur në tunelet sekrete nën bazë. Kur unë e pyeta sesi e dinte ai këtë sekret, më tha se cilido që punon në këtë bazë, e di këtë.”
Pas bisedës së çuditshme, Szymanski filloi të bënte hulumtime në UFO” sekret ” jashtë aktivitetit tokësor në WPAFB. Ai zbuloi se Divizioni i Teknologjisë së Huaj (FTD) zhvillonte projektin “Project Blue Book” projekti zyrtar për hetimin e UFO-ve nga Forcat Ajrore në vitet 1952-1969″.