osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

3 deputetët e PS-së blejnë makina luksoze me vlerë 13 mijë-30 mijë euro, Shalsi e Beqaj miliona lekë nga qeratë

3 deputetët e PS-së blejnë makina luksoze me vlerë 13 mijë-30 mijë euro, Shalsi e Beqaj miliona lekë nga qeratë

Parlamenti shqiptar vijon të dominohet nga biznesmenët. Si në PD, ashtu dhe në PS e LSI ka shumë emra që janë pjesë e botës së biznesit dhe të ardhurat e tyre vjetore arrijë në qindra mijëra euro.

Ajo që bie në sy është se deputetët Bashkim Fino, Sadri Abazi dhe Fadil Nasufi kanë blerë makina vërtet luksoze. Fino ka blerë makinë 30 mijë euro, Nasufi ka blerë makinë me vlerë rreth 13 mijë euro, ndërsa Sadri Abazi ka blerë automjet me vlerë rreth 21 mijë euro.

Por përveç tyre ka pasur dhe emra të cilët kanë shitur makinat. Erjon Braçe ka shitur makinën 21.700 euro. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Gramoz Ruçi. Dukje qenë se si kryetar Kuvendi atij ja mundëson shteti transportin, Ruçi ka deklaruar se ka shitur makinën tip Land Rover në vlerën 6.500 euro.

Ka emra të tjerë që kanë të ardhura nga qeratë. Mes tyre janë Eduard Shalsi, Bashkim Fino dhe Ilir Beqaj, të cilët kanë fituar para nga dhënia me qera e apartamenteve. Por ajo që ka rënë në sy është pasuria e Fate Velajt. Ai ka deklaruar se ka fituar nga shitja e librave plot 1.2 milionë euro.

Po ashtu ka deklaruar: makinë Chryseler, 500.000 lekë; Depozitë bankare në Vjenë, 20.000 euro; Depozitë kursimesh Tiranë, 130.00 lekë+42.000 euro; Kontratë lidhur me Bashkinë Pogradec në 2009, më detyrohet 5 mln lekë; Kontratë me Bashkinë Fier për kryerje punimesh, më detyrohet 2.5 milionë lekë; Bashkëshortja rrogë në firmën Lausch and CO në Vienë, 28 mijë euro dhe kompensime nga shteti austriak për fëmijët, 5.500 euro në vit.

Një pasuri të lartë ka deklaruar dhe deputeti Bashkim Fino. Përveç blerjes së makinës ai ka deklaruar: Llogari bankare dy emërore, 98.436 euro; Paga si deputet, 2.196.594 lekë; Të ardhura nga qeraja e apartamentit, 21.600 euro; Paga e djalit në “Anta” sh.k, 1.860.640 lekë; Aktivitet privat tregtim artikujsh industrialë, 1.931.000 lekë; Interes bankare, 710 lekë+606 euro; Vajza llogari bankare, 14.660 euro; Megi Fino, nga aktiviteti si ortake në Dea Beaty sh.p.k, 7.818 euro.