osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama vendos sërish në provë Metën, qeveria i kërkon KLD të hetojë gjyqtaren e Vlorës, anëtarët në panik nga vetingu

Rama vendos sërish në provë Metën, qeveria i kërkon KLD të hetojë gjyqtaren e Vlorës, anëtarët në panik nga vetingu

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vendoset sërish në provë nga qeveria. Që nga momenti i marrjes së këtij posti, Meta i ka shpallur luftë kryeministrit Edi Rama sepse është bërë pengesë për shumë çështje. Duke listuar këtu marrëveshjen e detit, dekretimin e kreut të SHISH, etj, një tjetër çështje që ka tensionuar marrëdhëniet Qeveri-Presidencë është edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Sipas ligjit, presidenti është edhe kryetar i KLD, ndërkohë që ky organ drejtësie ka shpëtuar shumë gjyqtarë për të cilët Ministria e Drejtësisë ka kërkuar shkarkim ose hetim disiplinor. Janë rreth 16 raste të tilla, ku KLD e drejtuar nga Meta ka dalë kundër ministrisë së Etilda Gjonajt, ndërsa ky institucion tashmë po vihet përballë një prove tjetër. Dje, Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të nisë hetimin disiplinor për gjyqtaren e Vlorës, Herila Çela.

Kjo e fundit u bë e njohur në media pak ditë më parë sepse kishte vendosur dy herë për lirimin nga burgu të një personi të rrezikshëm, Taulant Manaj. “I pandehuri për të cilin gjyqtarja Çela ndryshoi masën e sigurimit personal është person me precedent penal dhe i dyshuar si i përfshirë në krime të rënda, përplasje me armë dhe moszbatim të vendimeve të gjykatave, rrethana të cilat janë vlerësuar nga gjyqtarja Herila Çela. Sa më sipër, Ministri i Drejtësisë vlerëson se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor për shkelje të depozitave urdhëruese lidhur me mënyrën e disponimit nga ana e gjyqtares Herila Çela.

Sa më sipër dhe në zbatim të ligjit i kërkohet Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si i vetmi mekanizëm inspektues në këtë periudhë transitore fillimi i hetimit disiplinor ndaj gjyqtares që ka dhënë vendimin e sipërcituar”, thuhet në shkresën që Ministria e Drejtësisë i ka dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Panik tek anëtarët e KLD

Akoma nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Këshilli i Lartë i Drejtësisë për gjyqtaren e Vlorës, Herila Çela, por duhet theksuar fakti se nëse ky organ do të vendosë të mbajë të njëjtin standard si herët e mëparshme për kërkesat e Ministrisë së Drejtësisë, atëherë lufta mes Qeverisë dhe Presidencës do të thellohej akoma më shumë. Kujtojmë që rasti më i fundit ku KLD refuzoi Etilda Gjonajn ishte ai për shkarkimin e gjyqtarit të Shkodrës, Ahmet Jangulli. Sakaq, duhet theksuar fakti se anëtarët e KLD këto kohë po përjetojnë edhe momente paniku e tensioni.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë dhënë sinjale të qarta se çdo gjyqtar që kapet me shkelje, qoftë pasurore, por edhe profesionale, nuk shpëton paq. Në këto kushte, nëse në momentin që i kalon në sitë KPK vëren se anëtarët e KLD kanë abuzuar me detyrën e tyre dhe me vendimet e marra, mundet që ata t’i presë shkarkimi nga detyra.