osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Masakra në Selenicë, braktiset banesa e autorit. Lot dhe dhembje në familjen e të miturve

Masakra në Selenicë, braktiset banesa e autorit. Lot dhe dhembje në familjen e të miturve

Familja e Ridvan Zykajt dhe viktimave të shtëpisë së Demir Zykajt ndodheshin përballë njëra-tjetrës në fshatin Resulaj të Selenicës. Tek e para ka pllakosur heshtja absolute, ndërsa tek e dyta vaji ka shpërthyer dyert.

Në banesën ku vrasësi Ridvan Zykaj jetonte me prindërit, motrën dhe vëllain, asgjë nuk është prekur, gjithçka është lënë si ditën e djeshme para gjëmës. Prindërit, motra dhe vëllai kanë ikur nga shtëpia, janë strehuar te të afërm të tjerë jashtë fshatit që prej orëve të para të mëngjesit, pasi dhanë dëshminë e tyre në polici.

Si[ raporton ”BalkanWeb”, pak hapa larg, përballë shtëpisë së 24-vjeçarit Ridvan Zykaj ndodhet banesa e Sarës e Ledjonit dhe gjyshërve të tyre. Dyert janë të hapura, kuja dëgjohet prej së largu për 8 njerëzit e një familjeje që mbyllën derën.

Ridvan Zykaj u kap në periferi të Selenicës mëngjesin e sotëm nga policia. ”BalkanWeb” u shpreh se ai ndodhej rreth 3 km larg nga banesa e tij në vijë lineare i fshehur në shkurre.

8 njerëz u vranë dje pasdite me kallashnikov nga Ridvan Zykaj, të gjithë pjesëtarë të familjes Zykaj, xhaxhai i babait të autorit me grua dhe familja e djalit të tij. Më të vegjëlit ishin Sara, 17 vjeçe dhe Ledjoni, 9 vjeç.