Ritvan Zykaj, 24-vjeçari i shpallur në kërkim për masakrën me 8 të vrarë këtë pasdite në fshatin Resulaj të Selenicës, ndërkohë që po kërkohet nga të gjithë njësitë policore në terren, i përgjigjet komenteve live në Facebook.
Në profilin e tij në facebook, Zykaj i përgjigjet në koment personave që po i shkruajnë dhe po i kërkojnë llogari për masakrën e tetëfishtë të kryer nga ai. Përgjigjia e tij është e paprecedentë, duke ofenduar komentuesit e tjerë.