Zbardhen emrat e viktimave që mbetën të vrarë me armë zjarri sot në Resulaj. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ 7 prej emrave të viktimave. Bëhet fjalë për shtetasit; Azem Zyka, Afërdita Zyka, Demir Zyka (75 vjec) , Ferie Zyka, (72 vjec) Besim Zyka,(42 vjeç) Vasilika Zyka, Sara Zyka (17 vjeçe) dhe Ledjon Zyka (i mitur, 9 vjec).
Gazetari Mehmeti raporton live nga vendi i ngjarjes se autori Ridvan Zykaj ka qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa ka përdorur thuajse 2 karikatorë, duke vrarë në pak minuta 8 persona.
24 vjeçari pak pas masakrës u arratis nga vendi i ngjarjes, ndërsa forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë ai nuk dihet se ku eshtë fshehur, ndërsa që mund edhe të dale drejt autostrades Levan-Tepelene.
Po ashtu në vendin e ngjarjes janë parë edhe autoambulanca, të cilat kanë nisur të transportohen trupat e pajetë drejt morgut të Vlorës. Mehmeti raportoi se në vendin e ngjarjes shkuan 4 autoambulanca.