Ridvan Zykaj, është autori i 8 vrasjes së pasditen e së premtes nga dy familje të fisit të vet, mes tyre edhe dy fëmijë të mitur.
Sipas të dhënave paraprake, autori ka hyrë në dy banesa e familjarëve të tij dhe ka shtënë me kallashnikov në drejtim të tyre.
24-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e vrasjes.
Thuhet se ai ka probleme mendore, por për momentin për këtë variant s’ka ende ndonjë konfirmim.
Policia po kërkon ndihmën e banorëve me qëllim identifikimin e autorit të tragjedisë në Vlorë.
Ndër të tjera, efektivët bëjnë thirrje që banorët e Selenicës të mos qarkullojnë përreth zonës së krimit dhe të tregohen të kujdesshëm pasi autori është i armatosur./Ekskluzive.al