Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në Kamëz, ku Rezina Kolecipërplasi me makinë një fëmijë të moshës 7-vjeçare, motrën e saj 6-vjeçare, të ëmën dhe një person që udhëtonte me biçikletë.
Në pamjet e bëra publike nga Report Tv vihet re se fillimisht makina e drejtuar nga Rezina Koleci ka goditur çiklistin 57-vjeçar teksa ora shënon 08:40 minuta. Para makinës së drejtuar nga Koleci është një tjetër automjet “Mercedes Benz”.
Çiklisti është mes dy automjeteve dhe merret para nga makina e drejtuar nga 38-vjeçarja Rezina Koleci. Në pamje duket momenti i rëndë kur goditet çiklisti, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.
Ka qenë punonjësi i karburantit ai që ka parë gjithçka dhe siç duket nga pamjet, ka vënë duart në kokë.